Zjarr në kopshtin nr.45 në kryeqytet, nuk ka të lënduar

0
44

zjarr-naten-1-380x290Kopshti nr.45 në kryeqytet është përfshirë nga flakët rreth orës 14:00, ndërkohë që në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e zjarrëfikësve. Fatmirësisht, raportohet se nuk ka fëmijë të lënduar nga zjarri në kopsht.

Mësohet se zjarri u shkaktua si pasojë e një shkëndije elektrike, por që situata u vendos nën kontroll nga zjarrfikësit. Fëmijët ishin në gjumë në momentin që ra zjarri dhe u nxorrën jashtë me urgjencë. Ata u strehuan nëpër banesat që ndodheshin përreth kopshtit.