Drafti i ri i statusit për kryetarët e rinj të PS-së / Asnjë prej tyre nuk do të jetë pjesë e administratës shtetërore

0
132

 

 

ppKryetarët e rinj të PS-së në 61 bashkitë e vendit do të jenë funksionarë me kohë të plotë dhe me rrogë e asnjë prej tyre nuk do të jetë pjesë e administratës shtetërore. Ky është një nga kriteret e reja që është vendosur në statutin e ri të Partisë Socialiste që ndryshon funksionimin e saj në bazë.

Drafti i ri i statutit ende nuk është përfunduar, por kjo pikë e tij duket se do të forcojë punën e partisë me bazën dhe forcimin e saj nga ana organizative. Ndryshe nga deri më sot, që kryetari i Partisë Socialiste ishte një nga drejtorët e administratës shtetërore kur partia ishte në pushtet dhe i papunë kur ishte në opozitë, tani socialistët kërkojnë që kryetari i partisë të mos ketë probleme ekonomike dhe të jetë me kohë të plotë në shërbim të partisë. Që prej 2005-­s, kur doli në opozitë, kryetarët e degëve të PS­së kanë punuar vullnetarisht pa rroga, me përjashtim të atyre rasteve kur PSja drejtonte bashkinë apo komunën dhe kryetari gjente një vend pune pranë pushtetit vendor. Por kryetari i saj, Edi Rama, pas analizës së zgjedhjeve të 2013­-s dhe 2015­-s kërkon forcimin e partisë dhe rritjen e numrit të anëtarësisë në 150 mijë deri në zgjedhjet parlamentare të 2017­-s dhe këtë kërkon ta bëjë përmes forcimit të strukturave të partisë në bazë. Por përkushtimin e plotë ndaj anës organizative të partisë, Rama kërkon ta inkurajojë edhe përmes një tjetër kriteri. Ata persona që do të zgjidhen kryetarë të partisë në çdo bashki, nuk do të kenë të drejtë të jenë kandidatë për deputetë apo kryetarë bashkie në zgjedhjet e ardhshme.

Sapo është marrë vesh ky kriter i vendosur në draftin e ri të statutit, ka bërë që një pjesë e kandidatëve për kryetarë partie të tërhiqen nga ambicia e tyre për të drejtuar degën e PS-së. Historitë e mëparshme jo vetëm në Partinë Socialiste, por dhe në parti të tjera, që kryetari i partisë bënte çdo presion që të ishte kandidat për deputet apo kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme, kishte sjellë dobësim dhe përçarje në radhët e socialistëve. Shumë kryetarë të degëve e kishin kthyer zyrën e partisë në një zyrë elektorale të tyre për të krijuar mbështetje për karrierën e tyre politike si deputetë apo në krye të bashkisë e duke e kufizuar të gjithë mandatin e tyre vetëm në arritjen e këtij objektivi. Por përveç këtyre kritereve të sanksionuara në statutin e ri, tashmë në PS ka nisur dhe procesi i dekriminalizimit brenda radhëve të saj për të verifikuar integritetin e të zgjedhurve. Edhe ky kriter ka bërë që persona me të kaluar të dyshimtë penale të tërhiqen vetë nga kandidimi për kreun e PS-­së të bashkisë./Panorama

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency