Kryeministri dhe ministrat/Qeveria kujtohet për njerëzit në nevojë, Rama: Fajin situata e trashëguar

0
124

 

rrKryeministri Edi Rama, i pranishëm në Qendrën e Zhvillimit në qytetin e Durrësit, vuri në dukje problematikën shumëdimensionale që pengon integrimin e kësaj kategorie në shoqëri. Rama tha se situata e trashëguar ndër vite në këtë sektor është dramatike, teksa veçoi ndër të tjerë faktorë, normat shumë të ulëta të regjistrimit në shkolla, për shkak të paragjykimit, si dhe mungesën e infrastrukturës së nevojshme për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategorie.  Në fjalën e Ramës një vend të veçantë zuri edhe falënderimi për komunitetin përreth çdo qendre sociale, për kontributin e vazhdueshëm ndaj njerëzve në nevojë. Për Kryeministrin, fëmijët me aftësi të kufizuara fizike janë thjeshtë “fëmijë të veçantë”. Ai i bëri thirrje shoqërisë të tregohet më e hapur ndaj njerëzve në nevojë, e sidomos ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. Sakaq, në kuadër të angazhimit mbarë qeveritar, për të qenë më pranë këtyre njerëzve në këto ditë festash, zëvendëskryeministri Niko Peleshi ishte në Korçë, mes vogëlusheve të Shtëpinë e Foshnjës në këtë qytet. Po ashtu edhe ministri i Mjedisit Lefter Koka, ishte në Korçë ku përcolli urimet dhe dhuratat e institucionit që drejton në Qendrën ditore për Personat me aftësi të Kufizuar në Korçë. Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Drejtori i Policisë Haki Çako dhe pjesëtarë të stafit të ministrisë kujtuan me respekt dhe mirënjohje, policët e rënë në krye të detyrës, teksa zhvilluan një aktivitet me fëmijët e tyre, në një prej resorteve të kryeqytetit. Shtëpia e të moshuarve në Fier mirëpriti Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, e cila u takua me të moshuarit dhe i uroi atyre një vit të mbarë dhe të gëzuar, në institucionin që përkujdeset për ta, me përkushtim dhe dashuri. Ministri i Shtetit për çështjet vendore uroi në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë. Po ashtu në Vlorë ishte dhe ministrja Felaj, në Qendrën Zhvillimore për Fëmijë. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ishte në Shkodër, në shtëpinë e të moshuarve. Ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi dhe Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, uruan dhe shpërdanë dhuratat në qendrën e kujdesit social në fshatin SOS. Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, ishte mes të moshuarve në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë. Ndërsa shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë mirëpriti sot miq të vjetër si kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency