Vendimi i qeverisë: E gjithë administrata në provim

0
158

 

testi-per-administratenTë gjithë punonjësit e administratës do merren në provim sipas një radhe të përcaktuar nga Departamenti i Administratës Publike. Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim, (http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2015/PDF-2015/224-2015.pdf)

cili detyron të gjithë nëpunësit civil t’i nënshtrohen testimit periodik të paktën një herë në 4 vjet. “Çdo nëpunës civil është i detyruar t’i nënshtrohet, periodikisht, testimit paraprak dhe, kur është e nevojshme, procedurës së trajnimit, sipas këtij vendimi, çdo 4 vjet, dhe, kur nuk është e mundur, ky vlerësim mund të shtyhet deri në 6 vjet,” thuhet në vendimin e botuar në Fletoren e fundit Zyrtare. Në vendim qeveria ka ngarkuar Departamentin e Administratës Publike që në bashkëpunim me njësitë e burimeve njerëzore të institucioneve publike të hartojnë  brenda muajit prill, të çdo viti listat e nëpunësve që do t’i nënshtrohen, kësaj procedure.

Testimi

Sipas vendimit, testimi paraprak duhet të përfshijë të gjitha ndryshimet dhe të rejat që i përkasin fushës përkatëse, sipas kategorisë apo grupimit në të cilin bën pjesë nëpunësi civil. Ndryshimet dhe të rejat, që do të jenë pjesë e testimit për secilën kategori apo grupi punonjësish, përcaktohen nga DAP-i, në bashkëpunim me institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura, në përputhje me profilin përkatës. Brenda muajit maj, të çdo viti, DAP-i, pasi ka përfunduar hartimin e listave, bazuar në dosjet e nëpunësve dhe në përshkrimet e pozicioneve të tyre të punës, bën ndarjen e tyre në kategori dhe grupe të përbashkëta. Nëpunësit, që do t’i nënshtrohen testimit paraprak, njoftohen nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit ku ata janë të punësuar, të paktën, një muaj përpara datës së përcaktuar për zhvillimin e testimit.

Sipas qeverisë, procesi nuk ka qëllime për të kryer largime punonjësish nga radhët e administratës por synon aftësimin e nëpunësve civilë dhe pajisjen e tyre me njohuritë shtesë të nevojshme, sipas funksioneve dhe fushës ku ata veprojnë, me qëllim ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe të punës në institucionet e administratës publike, pjesë e shërbimit civil. Qeveria kreu një testim të ngjashëm në radhët e punonjësve të shëndetësisë, çka u kundërshtua fort nga bluzat e bardha duke shkaktuar madje edhe protesta të tyre kundër testimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency