Statistikat e INSTAT-it për rritjen e aksidenteve/PD: Shqipëria më e pasigurt, “reforma” e burgosjes dështoi. Qeveria, aksidenti më i madh i vendit

0
146

 

 

aaAlibeaj: Opozita dhe shqiptarët janë të vendosur për të spastruar rrugën e tyre nga aksidentet, drejt normalitetit

 

Gëzim Saliu

 

Partia Demokratike reagoi dje pas shifrave të publikuar nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit në vitin 2015 numri i aksidenteve është rritur ndjeshëm nga viti 2014. Kreu i departamentit të Sigurisë dhe Rendit në PD, Enkelejd Alibeaj, deklaroi dje nga selia blu se jeta në Shqipëri me mazhorancën e majtë qeverisëse është bërë më e pasigurt. Sipas tij, masat e rrepta të marra nga qeveria që rritën numrin e të burgosurve në burgje nuk dhanë asnjë efekt, madje e përkeqësuan gjendjen në vend. “Shqipëria bëhet përditë më e pasigurt! INSTAT raporton se aksidentet rrugore në 2015 u rritën me 15.8%. Numri i të aksidentuarve u rrit me 17.2%. Në 3 muaj të 2015 u kryen 586 aksidente rrugore. “Reforma” e burgosjes së shqiptarëve dhe e zhvatjes së parave të tyre me gjoba të larta dështoi. Qeveria “Rama-Meta” njeh vetëm 1 mënyrë për qeverisje: ndëshkimin e shqiptarëve. Kjo është pasoja e aksidentit më të madh politik, që iu ka ndodhur shqiptarëve. Opozita dhe shqiptarët janë të vendosur për të spastruar rrugën e tyre nga aksidentet, drejt normalitetit”, – u shpreh Alibeaj.

 

Shifrat e INSTAT-it

INSTAT bëri të ditur dy ditë më parë se aksidentet rrugore gjatë 2015 kanë pësuar një rritje me 15.8% krahasuar me tremujorin e tretë të 2014 e shoqëruar kjo edhe me rritje të numrit të personave të aksidentuar. INSTAT në publikimin e statistikave të fundit nxori në pah se pavarësisht ashpërsimit të gjobave në rast të kundërvajtjeve përsëri numri i aksidenteve ka qenë i lartë. Në tremujorin e tretë të 2015 kanë ndodhur më shumë aksidente në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. INSTAT në raportin e fundit të statistikave bën me dije se gjatë këtij tremujori janë shënuar rreth 586 aksidente, dhe krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë paraqet rritje 15,8%. Nga të dhënat konstatohet gjithashtu se rritje të ndjeshme ka pasur edhe numri i personave të plagosur që janë rreth 733 persona, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky numër është rritur 19,4%. aksidentuar me 17,2%.Në ndryshim nga e njëjta periudhë e një viti më parë femrat janë ato që kanë pësuar më shumë aksidente duke u rritur me 34.3%. Në shumë raste shkak i aksidenteve janë shpejtësia tej normave, mungesa e sinjalistikës por edhe infrastruktura e dobët rrugore. Ndërkaq këto shifra duket se kanë vënë në alert edhe qeverinë e cila për vitin 2016 i ka kushtuar një vëmendje të veçantë sigurisë. Fondi i dhënë Ministrisë së Transporteve prej 12 miliardë lekësh është programuar që të shpenzohet kryesisht për infrastrukturën, synohet ulja e ndjeshme e aksidenteve rrugore, duke ndërhyrë sidomos në sinjalistikë, në mirëmbajtjen e njollave të zeza, si dhe përfundimin e punimeve në disa akse dhe segmente rrugore kryesore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency