Juristët, gjobën e merr shoferi dhe jo makina

0
165

 

 

pQë nga 1 janari kushdo që ka një makinë luksoze do të gjobitet për shkelje të dispozitave të Kodit Rrugor më shumë se sa dikush që ka një makinë tip më të vjetër.

E thënë më thjesht dikush që ka një makinë të shtrenjtë për shkelje semafori do të marrë një gjobë të lartë, ndërsa dikush tjetër që ka një makinë me pak të kushtueshme do të gjobitet me pak. Gjoba progresive dhe Polici Këshillues janë dy projekte që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i prezantoi gjatë një prononcimi për median.

Dekani i Fakultetit te Drejtësisë Prof. Dr. Altin Shegani e gjen këtë nismë në kundërshtim  flagrant me parimet kushtetuese.

Polici Këshillues është një tjetër projekt që parashikon se për shkelje të lehta drejtuesi i mjetit të këshillohet duke i dorëzuar gjobë me vlerë zero dhe në rast se konstatohet për të njëjtën shkelje nga një punonjës tjetër të ndëshkohet administrativisht.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency