VIDEO/ Erjon Braçe: I kërkova nder Berishës, m’u përgjigj brenda ditës, por ka dhe të tjerë kundërshtare që i vlerëson …

0
26

erjon-brace-turjan-oktapodhttps://youtu.be/QBa7nK-oqRA

 

 

Ka qenë një deklaratë e rrallë nga deputeti socialist, i ftuar në emisionin Oktapod të gazetarit Turjan Hyska.

Erjon Brace ka treguar se i ka dërguar mesazh Sali Berishës për ti kërkuar një favor gjatë kohës që ky ishte kryeministër, “jo për vete por për ti bërë nder dikujt nga elektorati”.

“E kam bërë dhe më është përgjigjur brenda ditës” rrëfeu Braçe.

Ndryshe nga sa pritej, Erjon Braçe, mendon se ka disa persona me të cilët ia vlen të debatosh ose ti kesh miq, Brenda Partisë Demokratike.

“Është një njeri që ka qenë edhe profesori im dhe pavarësisht ça mendoj unë për punën e tjj është një person me të cilin flitet normalisht dhe që është Genc Ruli. Është një zonjë që pavarësisht se jemi komshinj, vazhdoj të kem të njëjtin mendim për të që kur ka qenë gazetare me të cilën mund të komunikohet fare mirë, Majlinda Bregu”.