Skandali me barnat, Beqja favorizon Doshin dhe kompaninë e tij

0
128

ilir-beqja-c1200x600Kompania farmaceutike “Profarma ”ku deputeti Tom Doshi zotëron  49 për qind të aksioneve rezulton më e favorizuara në listën  e  ilaçeve të rimbursueshme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.  Lista e siguruar ekskluzivisht nga HashtagAL, tregon se  medikamentet kryesore të kësaj kompanie janë shpallur si “alternativë e parë ”nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin  2015, çka do të thotë se kanë qenë më të favorizuarat për të  përfituar nga skema e rimbursimit të ilaçeve.

Hartimi i kësaj liste të ilaçeve është bërë në fund të muajit Mars
2015, që koinçidon dhe me kulmin e konfliktit politik mes Doshit
dhe Metës, ndërsa largimi i Doshit asokohe prej grupit parlamentar
të PS-së është shoqëruar me rritjen e përfitimeve të kompanisë së
tij nga skema e rimbursimit të ilaçeve.
Ministria e Shëndetësisë akordoi në mars 2015 një fond prej 8.9
miliardë lekësh, afro 85 milionë dollarë për rimbursimin e barnave
dhe pajisjeve mjekësore, ndërsa bëhet e qartë se kompania
“Profarma ”është më e avantazhuara sa i takon rimbursimit të
barnave. Është ende e panjohur dhe e pashpallur zyrtarisht vlera
ekzakte e përfituar nga kjo kompani për vitin 2015.
Për 30% të barnave të listës së rimbursimit të vitit 2015, çmimet
janë rritur 50-150 % krahasuar me vitin 2014. Procesi i hartimit të
kësaj liste nuk ishte transparent, ndërsa çmimet e barnave nuk u
vendosën mbi bazën e negociatave apo deklarimeve të kompanive
farmaceutike.
Disa kompani farmaceutike pretenduan se çmimet e këtyre
barnave u vendosën në mënyrë të njëanshme nga Ministria e
Shëndetësisë dhe objeksionet e pjesës dërrmuese të këtyre
kompanive u shpërfillën. Në gusht të këtij viti, në një intervistë për gazetarin Denion  Ndrenika, ministri i Shëndetësisë u pyet në lidhje me dyshimet për  favorizimin e njëanshëm të kompanisë së Tom Doshit, ndërsa
z.Beqaj, duke vënë buzën në gaz u përgjigj:
“Le të themi që, nëse sot Tom Doshi ka interesa te “ProFarma ”,
“ProFarma ”është një fabrikë 60-vjeçare barnash në Shqipëri. Ka
prodhuar barna gjithë jetën dhe bile kur kemi qenë fëmijë edhe unë
edhe ti (qesh), me penicilinat e “ProFarmës ”na kanë mjekuar
prindërit. ”/ BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency