I dha fund jetës 20 – vjeçarja , policia po heton në tre pista

0
249

 

klNjë vajzë 20-vjeçare është vetflijuar mbrëmjen e së mërkurës, duke u hedhur nga shkallët e katit të 11 të një pallati në Rrugën e Kavajës në kryeqytetit, e duke përfunduar më pas në sheshpushimin e pallatit. Burime nga Policia e Tiranës thanë se e reja e cila ka ndërmarrë këtë veprim është Klea Shyti, vajza e kryesekretares në Prokurorinë e Tiranës, Alketa Dodi, ndërsa ishte studente në vitin e parë tek Fakulteti i Ekonomikut.

Mësohet se momentin e kryerjes së aktit vetëflijues, 20-vjeçarja mabante në xhepin e pantallonave kartën e identitetit dhe telefonin e saj. Ndërsa çantën e krahut dhe sendet e tjera ajo i kishte lënë në shkallën e fundit të pallatit, nga ku edhe u hodh duke përfunduar më pas në sheshpushim, ç’ka i kushtoi edhe jetën. Këtë veprim, e reja mësohet se e kreu rreth orës 20:50 të së mërkurës. Menjëherë në vendngjarje shkuan efektivët e policisë së bashku me grupin hetimor, të cilët nisën hetimet për dokumentimin e ngjarjes.

Hetimi
Burime nga grupi hetimor bënë me dije se lidhur me këtë ngjarje të rëndë po hetohet në tre pista, të cilat dyshohen të jenë edhe shkak për vetëflijimin e të resë. Nga hetimet paraprake, burimet thonë se e reja edhe mund të jetë shtyrë nga dikush tjetër pas krahëve, pasi gjatë kqyrjes së trupit, në pjesën e shpatullave i është gjetur një e çarë me mjete prerëse.

Po ashtu, një tjetër pistë në të cilën janë fokusuar edhe më tepër hetuesit është ajo e prishjes së një raporti dashurie me një djalë. Ndërsa burimet thonë se nuk përjashtohet edhe sezoni i provimeve. Këto janë tre pistat e hitimit që policia e kryeqytetit po heton për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë, në Komisariatin e Policisë nr. 2 janë shoqëruar për të dhënë deklarimet e tyre edhe shoqet e ngushta e 20-vjeçares Klea Shyti, nga deklarimet e të cilave priten të zbardhen detaje mbi veprimin e vajzës së kryesekretares së Prokurorisë së Tiranës.

Të njëjtat burime thonë se në trupin e vajzës nuk janë gjetur dëmtime të tjera përveç një të çare në pjesën e shpatullave, e cila ngre dyshimet e policisë që ajo edhe mund të jetë shtyrë nga dikush apo qëlluar me mjet prerës. Ndërsa, mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, Shyti mësohet të ketë qenë në një organizim festiv me shoqërinë në afërsi të pallatit ku ndodhi ngjarja.

Administratori i pallatit në një prononcim për “Shqiptarja.com”, është shprehur se vajzën e cila u vetëflijua nuk e kishte parë parë ndonjëherë dhe as natën që kreu veprimin tmerrues. E reja qëndronte me shtëpi në një banesë në afërsi tek “Shkolla Partizani”, bashkë me mamanë e saj

Lamtumira
Të afërmit: Klea vajzë shembull, jemi të tronditur
Me veprimin e saj, 20-vjeçarja tronditi të afërmit, shokët, familjarët, fqinjët, ku të gjithë u shprehën se Klea ishte një vajzë shembull. Të gjithë dje ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Kleas. Të gjithë ishin të pikëlluar nga ikja tragjike e vajzës më shembullore si në familje po ashtu edhe në shkollë. Studentët e vitit të parë të Fakultet Ekonomik, kishin përgatitur një kurorë me lule, ku sipër tyre ishte shkruar edhe një dedikim për të ndjerën: “Ti ike nga kjo jetë, por kurrë nuk do të largohesh nga zemrat tona e bukura Klea”. I pranishëm në varrimin e djeshëm ishte edhe babai i viktimës, i cili prej shumë vitesh ishte divorcuar nga nëna e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency