Laçi rigjen ritmin me Xhejms Adenijin

0
102

 

 

largea_laci-41435173961Kurbinasit regjistruan fitoren e dytë radhazi në kampionat pasi mposhtën me rezultatin e thellë 4-0, Tërbunin për meritë edhe të sulmuesit nigerian që realizoi 2 gola ndërsa dha dhe një asist në këtë përballje. Tashmë Evropa është më pranë për Laçin që pas kësaj fitoreje u ngjit në kuotën e 25 pikëve duke e mbyllur në mënyrën më të mirë vitin 2015-të. Në stadiumin Laçi sfida nisi me vendasit më kërkues. Pa u mbushur ende 3 minuta lojë, kurbinasit kërcënuan për herë të parë portën e Haxhos, edhe pse goditja e Sefgjinit ishte e pasaktë. Në minutën 9-t ishin miqtë nga Puka ata që morën iniciativën, por Dhrami gaboi në goditje. Që nga ky moment ndeshja u luajt vetëm në një portë pikërisht në atë të Eglant Haxhos. Në të 15-tën provoi kapiteni i kurbinasve Emilijano Veliaj por goditja e tij nga distanca nuk vuri në vështirësi portierin e miqve. Në minutën e 24-t skuadra e Armando Cungut pretendoi për një penallti por nuk ishte i këtij mendimi gjyqtari Dyrmishi. Supermacia e Laçit ishte prezente edhe gjatë minutave në vazhdim. Në të 31-tën Xhejms Adenij pati një mundësi ideale por goditja e tij nga hyrja e zonës përfundoi paksa jashtë. 2 minuta më pas tentoi edhe Meto por pa rrezik, ndërsa në të 37-tën nuk kishte saktësinë e duhur në finalizim as Emiljano Veliaj. Megjithatë ndeshja mori një tjetër rrjedhë 1 minutë më pas kur kryesori Dyrmishi ndëshkoi me karton të kuq Sadush Danajn për një ndërhyrje të gabuar të këtij të fundit ndaj Xhejms që i vetëm po i drejtohej portës së Haxhos. Në superioritet numerik Laçi e kishte më të thjeshtë dhe ja doli më në fund të zhbllokonte shifrat në minutën e 45-të me Valdano Nimanin.

Një asist perfekt i Xhejms u shfrytëzua në mënyrën më të mirë nga Nimani që nga shumë pranë goditi saktë me kokë për t’i dhënë epërsinë skuadrës së Cungut. Në 52-tën Laçi dyfishoi shifrat për meritë të Xhejms që fillimisht fitoi një 11-metërsh dhe më pas e kthehu atë në gol. Në të 57-tën Nimani për pak sa nuk realizoi golin e dytë personal, ndërsa pak sekonda më vonë duartrokitjet ishin të gjitha për Marko Cetkovic. Futbollisti malazez u rikthye në fushë pas një mungese të gjatë duke zëvendësuar Krujën. Në të 59-tën Xhejms pas një aksioni personal gjeti një tjetër gol duke hipotekuar fitoren e kurbinasve. Për të vulosur rezultatin mendoi Olsi Gocaj që në minutën e 83-të realizoi një gol shumë të bukur duke i çuar shifrat në 4-0. Deri në fund nuk ndryshoi më asgjë me Laçin që mori një fitore shumë të rëndësishme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency