Uindi e njëjtë si Enca mos më keq

0
42

 

uiMotrat Haxhia duket se i janë futur biznesit me kokë. E madhja, këngëtarja Enca prej kohësh provokon me ekspozimin e gjoksit, poza të cilat e kanë shndërruar 20-vjeçaren në hit të mediave sociale. Hollimet e formave të bollshme me photoshop, janë tallur shpesh herë, e po ashtu, makiazhi i ekzagjëruar që Enca përdor, e kanë vendosur këngëtaren në qendër të vëmendjes, si shembull të keq për adoleshentët. Por, nëse mediat dhe komentet e kanë evidentuar si modelin që nuk duhet ndjekur, një besnike e mënyrës se si e ka arritur Enca famën, madje më e ekzagjëruar se ajo vetë, është Uindi. Vetëm 15-vjeç, akoma më e “frikshme”, e motra duket se po ngjit shkallët e “suksesit” duke kopjuar mot a mot, truket e Encës. Mashtrimi i bujshëm që rrethoi Encën me mbi 900 mijë ndjekës në IG, duket se i hapi oreksin të motrës. 15-vjeçarja tregon në postimet e saj se ka pasion make-up’in dhe paruket. E po ashtu, Uindi është mjeshtre e photoshopit, njëjtë si Enca.