Lojtarët e kombëtares me pushime

0
166

 

hysaj-cana-basha-mavraj-300x300Duket se festat e fundvitit kanë filluar për futbollistët e kombëtares shqiptare.

Elseid Hysaj, lojtari i skuadrës së Napolit, dhe Mërgim Mavraj i Kolnit kanë lënë paksa anash angazhimet meekipet e tyre pas përfundimit të fazës së parë në Serinë A dhe Bundesliga.

Hysaj së bashku me bashkëshorten ka zgjedhur të pushojë në bregdetin arab të Dubait, ndërsa Mavraj ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë.

Kështu së paku kanë bërë të ditur dyshja e Kombëtares kuqezi përmes publikimit të fotografive në Instagram.

“E dua jetën. Bregdeti i Dubait. Diell për pushime”, ka shkruar në llogarinë e tij në Instagram, Hysaj.

Ndërkaq, Mavraj ka bërë të ditur se ndalesën e parë për pushime ka bërë në Stamboll, duke aluduar se do të vizitojë edhe qytete tjera botërore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency