Pas martesës me një marokene , shqiptari e detyron të punonte si “prostitutë’’

0
165

 

pNjë 40-vjeçar shqiptar që jeton në Itali është arrestuar nga policia për prostitucioni. Kjo pasi ka detyruar bashkëshorten e tij të dalë në rrugë.

Shqiptari u arrestua pas denoncimit të vajzës 24 vjeçe nga Maroku, e cila pak kohë më parë ishte martuar me shqiptarin.

Historia daton në vitin 2012, kur shqiptari pasi kishte takuar vajzës ishte hequr si një njëri shumë i pasur.

Në këtë mënyrë ai ka arritur ta bindë atë që të martoheshin. Vajza pas ceremonisë tradicionale të dasmës në Marok udhëtoi bashkë me burrin shqiptar për në Itali.

Por me të mbërritur në aeroportin e Romës, asaj i është kërkuar të bënte prostitutën.

Bashkëshorti i ligjshëm i ka kërkuar asaj që të ushtronte këtë “procesion” deri sa të grumbullonte 10 mijë euro.

Këto para sipas tij duheshin për të siguruar lejen e qëndrimit në Itali. Por ajo ka refuzuar një gjë të tillë dhe ka bërë denoncim në polici.

Bashkë me 40-vjeçarin shqiptar, ajo ka denoncuar dhe një maroken si bashkëpunëtor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency