Rama sërish me deklarata rraciste: Berisha nuk “vjen ndonjëherë në qytetërim”

0
115

rama

 

Pas deklaratave raciste që bëri nga Saranda për Veriun, Kryeministri Rama i është drejtuar me fjalë të ashpra edhe ish-Kryeministrit Berisha. Këtij të fundit, Rama iu drejtua duke i thënë që nuk “vjen ndonjëherë në qytetërim”.

“Ti ke qënë President dhe nuk e di dallimin mes dokoratave dhe medaljeve dhe meqë je i përhumbur në sistemin tënd, ngaqë e mbushe Shqipërinë me medalje, dekorata është individuale, jo medalja! Nuk e kupton ti këtë. Është përpjekur Artan Lamja i shkretë të të bëjë kuptosh dallimin mes medaljes dhe dekoratës, që të vish në qytetërim ti, po ku kupton dallim ti?! Sepse në këtë qytetërim është e ndarë medalja nga dekorata”, iu drejtua Rama, Berishës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency