Christine Lagarde do të dalë para gjykatës në Francë

0
130

lagarde

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde do të ridalë përpara gjykatës në Francë për “çështjen Tapie”,

Akuza e ngritur kundër saj është “pakujdesi” për pagesën mbi 400 milionë euro, të cilën shteti francez ia bëri biznesmenit Bernard Tapie, në vitin 2008, kur Christine Lagarde mbante postin e Ministres së Financave.

Pas akuzave për vjedhje, që Tapie i kishte bërë bankës Credit Lyonnais, pjesërisht shtetërore, për shitjen në 1993 të kompanisë Adidas, ku kishte shumicën e aksioneve, Lagarde vendosi t’ia kalojë një paneli arbitrazhi prej tre anëtaresh dhe jo Gjykatës, i cili i dha biznesmenit francez, mbështetës i Sarkozy në fushatën presidenciale në 2007, shifrën kompensuese.

Avokati i Lagarde, e cilësoi vendimin e gjykatës “të pakuptueshëm” dhe tha se Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të apelojë kundër vendimit.

59 – vjeçarja Lagarde zëvendësoi në vtin 2011, francezin Dominique Strauss-Kahn, i cili u detyrua të japë dorëheqjen pas arrestimit në Neë York, i akuzuar për përdhunim, akuzë që u rrëzua më pas.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency