Ambasadori gjerman i shkruan gazetës “Standard“ / Shumë i nderuar z. Çika: Shënim lidhur me “Letrën e hapur”

0
107

 

 

HHHNuk është e këshillueshme të publikohen pretendime (rreth ngjarjesh të caktuara) apo hamendësime, për  vërtetësinë  apo saktësinë e përmbajtjes së të cilave nuk jemi në dijeni. Kush Ju jep të drejtëntësupozonipërnjë ambasador, se ai ka qenë „një protestues i thjeshtë“ në protestën e dhunshme të datës  8.12., vetëm sepse ndërsa kalonte andej pari, ka parë shkurt se ç’po ndodhte? Si mund të sajoni lirisht, se ky ambasador „qëndroi atje deri në fund“,  madje se ishte „protestuesi i fundit që u largua nga bunkeri enverist i Edi Ramësqëdigjej“ (Standard, 10.12.).

 

Të dyja këto pretendime janë të pakuptimta dhe me një bisedë telefonike me mua do të kishte qenë e lehtë të sqaroheshin. Por është e qartë: në këtë rast nuk do të kishit mundur të përmendnit ambasadorin gjerman në funksion të këndvështrimit tuaj si kinsekryedëshmitarin e protestës. LetraJuaj e hapur(Standard, 12.12.) e rëndon edhe më tepër  situatën, teksa më akuzoni për „hipokrizi“, „standard të dyfishtë“ dhe „dyfytyrësi“  lidhur me qëndrimin tim publik në një shumësi rastesh  në dënim të diktaturës komuniste, vetëm sepse nuk ndaj të njëjtën pikëpamje me Ju, sipas të cilës djeg’ja e bunkerit qenka një veprim heroik „antikomunist“. Nëse ndërtimi i bunkerit është një idé e gjetur apo më pak, kjo është njëra anë, dhe lidhur me këtë pikë sigurisht njerëzit  mund të kenë mendime të ndryshme, por assesi lidhur me  pikën, që kjo çështje nuk duhet të sqarohet duke përdorur dhunën. Në zhvillimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri është me rëndësi thelbësore, që në demonstratat politike të mos përdoret (më) dhunë, as edhe „vetëm“ kundër objekteve, edhe për faktin, se një dhunë e tillë lehtësisht mund të shndërrohet në dhunë kundër njerëzve.

 

Për të shmangur keqkuptime të mëtejshme, do t’ju ftoja mekënaqësi në një bisedë.

 

Përshëndetje miqësore

Hellmut Hoffmann

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë

Tirana

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency