Kapet në Tiranë një person i dënuar me 2 vite burg, për veprën penale të “Korrupsion aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit, funksioneve të Drejtësisë” . Shtetasi Nik (Besnik) Vojaçek (Braka), 50 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim pasi ,Prokuroria e Durrësit me 24 mars 2015, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës Durrës, e cila e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale të ” Korrupsion aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit, funksioneve të Drejtësisë”. Personi u dërgua për Ekzekutim te vendimit penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.