Vendi më i dhunshëm në botë, luftohet për jetë a vdekje

0
130

uu

 

Në shumë vende të botës, vdekja e një futbollisti të njohur nga duart e gangsterrëve do të shkaktonte drithërima tek popullsia.

Por nëse flasim për rastin e ish-lojtarit të Rangers, Arnold Peralta, qëu qëllua në mes të ditës në makinën e tij në qytetin La Seiba të Hondurasit, atëherë kemi të bëjmë thjesht me një tjetër vrasje në vendin më të dhunshëm të botës.

Vetëm në qytetin La Seiba janë verifikuar 126 vrasje në 6 muajt e fundit të këtij viti. Në vitin 2012 OKB-ja e cilësoi Hondurasin si vendin më të dhunshëm në botë, me një mesatare prej 19 vrasjesh në ditë, 1 në çdo 74 minuta.

Shifra ka rënë në vitet e fundit, por sërish vendi rezulton me numrin më të lartë të vrasjeve, me përjashtim të vendeve në luftë, për 100 mijë banorë. Në vitin 2014 u verifikuan 5.581 vrasje, e barazvlefshme kjo me 16 vrasje në ditë.

Hondurasi, një vend i Amerikës Latine, është i gërryer nga bandat, të njohura në gjuhën lokale si “maras”, që kërkojnë me çdo kusht të korrin miliarda dollarë nga trafiku i kokainës dhe ai i qënieve njerëzore.

Vitin e kaluar autoritetet deklaruan se kishin ndaluar 5 ngarkesa të konsiderueshme kokainë, që në rrugë ajrore do të transportoheshin për në Shtetet e Bashkuara.

Ata janë të fuqishëm dhe qeverisin përmes frikës. Vitin e kaluar, gazetarja Sonia Nazari foli në Kongresin amerikan se si njerëzit që binin pre e dhunës së bandave gjendeshin pa kokë, me trup të bërë copash, të rrjepur të gjallë.

Gjithashtu, Nazari tregoi edhe për grabitësit, duke përmendur rastin se si kishin masakruar udhëtarët e një autobusi, që kishin refuzuar t’u dorëzonin paratë.

Por Hondurasi është edhe një vend ku një grua që zgjedh ngjyrën e gabuar të flokëve mund të ketë pasoja fatale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency