Sarandë/ Rama : Zyrat e Hipotekës të drejtura nga LSI janë “sallat e torturave”

0
202

rr

 

Në vijim të turit të ‘Pastrojmë më tej Shqipërinë’, Kryeministri Rama ka folur nga Saranda për cilësinë e shërbimeve që u ofrohet qytetarëve. Kreu i Qeverisë mori si shembull zyrat e Hipotekës në vend, të cilat drejtohen nga Lëvizja Socilialiste për Integrim, duke thënë se nuk ofrojnë shërbime të drejta për qytetarët, madje i quajti “sallat e torturave”. Kryeministri shtoi se vendi është ende në një operacion të madh, dhe se shërbimet nuk janë në nivelin e duhur, por janë njësoj si gjatë 20 viteve, pavarësisht se është ndërruar personeli.

“Jemi të vetëdijshëm që për shumë shqiptarë akoma nuk ka një ndryshim të prekshëm. Shkon në zyrë, mund të ketë ndryshuar vetëm surrati, por sjellja është rezultati i 20 viteve. Shkon në një zyrë tjetër dhe të shkelet e drejta e s’di ku të përplasësh. Po reformojmë institucionet, brenda këtij mandati sistemi i Hipotekave nga sallat e torturave të qytetarëve do kthehet në shërbimin e merituar për qytetarë. Operacioni vazhdon, jemi akoma në operacion, e kemi ndalur hemorragjinë dhe e kemi futur thikën në gjithë pjesët e trupit dhe vazhdojmë me vendosmëri”, u shpreh Kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, Rama përsëriti të njëjtat akuza si në çdo takim, ndaj Partisë Demokratike dhe sistemit qeverisës së 25 viteve, duke përmendur më së shumti problemin e tokave dhe të vaditjeve.

“Mbi 50 mijë hektarë tokë janë identifikuar si të grabitura. Çohen dhe në mënyrën më të paturpshme bërtasin që ju ikin dritat, i lanë tërë zonat me telat e uzinave të Enver Hoxhës, shtyllat janë bërë si plakat e Vunoit. Aktualisht Qeparoi është në transformim, Himara ka filluar me kantierin e madh, po punohet për projektin e rilindjes urbane të Dhërmiut, Vunoit dhe për transformimin e plazheve. Do bëjmë për këtë zonë më shumë seç është bërë në 20 e kusur vite të marra së bashku. Po ecim për të zgjidhur problemin e pronave në gjithë bregdetin, dhe s’do ketë uzurpator që e ka fituar nga korrupsoni pronën, ndërkohë që s’ka lidhje fare me këtë zonë. Këtë vit jemi të gatshmë të financojmë bashkitë e këtushme për ujitjen e ujit që mos ngelet metër tokë pa u ujitur”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency