Infeksionet e traktit urinar, ja cilat janë këshillat që duhet të ndiqni

0
150

uu

 

Shkaktarët e këtij infeksioni urinar janë bakteret të cilat merren në rrugë urinare

 

 

 

Infeksionet janë sëmundje të cilat shkaktohen nga mikrobet – organizmat shumë të vegjël të cilat shihen vetëm me mikroskop. Infeksioni i traktit urinar është kur mikroorganizmat shkaktojnë infektim të rrugëve urinare.

Çfarë është infeksioni i traktit urinar (ITU)?

Infeksionet janë sëmundje të cilat shkaktohen nga mikrobet – organizmat shumë të vegjël të cilat shihen vetëm me mikroskop. Infeksioni i traktit urinar është kur mikroorganizmat shkaktojnë infektim të rrugëve urinare.

Çfarë është infeksioni i traktit urinar (ITU)?

Infeksionet janë sëmundje të cilat shkaktohen nga mikrobet – organizmat shumë të vegjël të cilat shihen vetëm me mikroskop. Infeksioni i traktit urinar është kur mikroorganizmat shkaktojnë infektim të rrugëve urinare. Bakteret janë shkaktarët më të shpeshtë të infeksionit të traktit urinar. Normalisht, bakteret futen në rrugët urinare dhe shpejt largohen nga organizmi para se ato të shkaktojnë simptoma. Por ndonjëherë bakteret mund t’i tejkalojnë barrierat mbrojtëse natyrore të organizmit dhe të shkaktojnë infeksion.

Si është i ndërtuar trakti urinar?

Trakti urinar është sistemi i kullimit të organizmit i cili eliminon mbeturinat dhe ujin e tepërt nga organizmi. Trakti urinar përbëhet prej dy veshkave, dy ureterëve, një fshike të urinës dhe një uretre. Veshkat janë një palë organe në formë të kokrrës së fasules secila me madhësinë e grushtit. Ato janë të vendosura në zonën abdominale nën brinjë, secila në secilën anë, të drejtuara pak mesi i shpinës. Secilën minutë, ato filtrojnë rreth 90 mililitër gjak, dhe prodhojnë prodhojnë urinë duke larguar mbeturinat dhe ujin e tepërt nga qarkullimi i gjakut. Sasia e urinës që ato prodhon çdo ditë ndryshon nga një deri në dy litra. Urina mblidhet në një hapësirë të zbrazët (pelvikun renal) që ndodhet në mes të secilës veshkë. Urina nga pelviku renal (legeni i veshkave) kalon në fshikën e urinës përmes gypave të gjatë të quajtura ureterë (nga një për secilën veshkë). Më pas, urina largohet nga fshika e urinës përmes një gypi tjetër më të shkurtër të quajtur uretër (ureteri dhe uretra dallojnë). Shkaktarët e infeksioneve të traktit urinar Shumica e rasteve me ITU shkaktohen nga bakteret të cilat jetojnë në zorrë. Bakteri Escherichia coli (E. coli) shkakton shumicën e rasteve me ITU. Trakti urinar ka disa sisteme për parandalimin e infeksionit. Pikat ku ureterët lidhen me fshikën e urinës veprojnë si një valvulë për të parandaluar urinën të rikthehet sërish në veshka, dhe urinimi pastron mikrobet nga organizmi. Te meshkujt ekziston një gjëndër e quajtur prostatë e cila prodhon sekrete për të ngadalësuar zhvillimin e baktereve. Edhe sistemi imun po ashtu parandalon infeksionet, te të dyja gjinitë. Por pavarësisht kësaj mbrojtje të lartë, infeksionet edhe më tej ndodhin.

Kush preket nga ITU?

Njerëzit e cilësdo moshë ose gjini mund të preken nga ITU. Por infeksionet e traktit urinar janë rreth katër herë më të shpeshta te femrat se te meshkujt. Femrat kanë uretër më të shkurtër, që e bën më të lehtë për bakteret të arrijnë në fshikën e urinës. Po ashtu, hapja e uretrës së femrave është afër vagjinës dhe anusit, ku bakteret jetojnë më së shumti. Femrat të cilat përdorin diafragmë ose spirale kontraceptive po ashtu janë më të prira të preken nga infeksionet e traktit urinar, se sa femrat të cilat përdorin tableta kontraceptive për të kontrolluar lindjen. Njerëzit tjerë më të rrezikuar për t’u prekur nga infeksionet e traktit urinar janë: njerëzit me diabet ose probleme tjera të sistemit imun (mbrojtjes natyrale) të organizmit; ata të cilët kanë nevojë për gyp (kateter) për të zbrazur fshikën e urinës; ata me çrregullime të traktit urinar, te të cilët është e penguar rrjedhja e urinës; njerëzit me lëndime të palcës kurrizore ose dëmtim tjetër nervor.

A janë serioze infeionet e traktit urinar?

Shumica e infeksioneve të rrugëve urinare nuk janë serioze, por disa mund të çojnë deri në probleme shumë serioze. Infeksionet kronike të veshkave – infeksionet të cilat përsëriten kohë pas kohe ose zgjatin një kohë të gjatë – mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme, përfshirë dhëmbëzime të veshkave, funksion të dobët të veshkës, tension të lartë të gjakut dhe probleme të tjera. Disa infeksione akute të veshkave – infeksione të cilat zhvillohen menjëherë – mund të jenë kërcënuese për jetën, veçanërisht nëse bakteret futen në qarkullimin e gjakut, një sëmundje e cila quhet septikemi. Shenjat dhe simptomat e infeksionit të traktit urinar Ju duhet të vizioni mjekun nëse keni ndonjëherë prej këtyre shenjave ose simptomave: ndjenjë djegieje kur urinoni; nevojë e shpeshtë ose e intensifikuar e urinimit, edhe kur ju keni vetëm pak urinë për të nxjerrë; dhimbje në shpinë ose anash belit nën brinjë; urinë të turbullt, të errët, me gjak ose me aromë të keqe; temperaturë ose të ftohtë.

Diagnostikimi

Mjeku arrin t’i diagnostikojë infeksionet e traktit urinar duke ju pyetur për simptomat dhe pastaj duke ju kërkuar të bëni analizat e urinës. Urina juaj kontrollohet me mikroskop për baktere dhe qeliza të bardha të gjakut, që janë produkt i luftës ndaj infeksionit. Pasi bakteret mund të gjenden edhe te njerëzit e shëndetshëm, infeksioni i traktit urinar diagnostikohet përmes të dyja metodave, duke shikuar simptomat dhe duke shikuar rezultatet e analizave laboratorike. Nëse keni infeksione të përsëritura ose jeni në spital, urina juaj mund të kultivohet. Kultura performohet duke vendosur një pjesë të urinës në një epruvetë ose pjatë me substancë që stimulon zhvillimin e baktereve të pranishme. Sapo bakteret të shumohen, që zakonisht kërkon një deri në tre ditë, ato mund të identifikohen. Mjeku juaj po ashtu mund t’ju kërkojë të bëni testin e ndjeshmërisë, që teston ndjeshmërinë e baktereve ndaj antibiotikëve të ndryshëm për të parë se cili prej tyre është më i miri për trajtimin e infeksionit. Nëse keni infeksione të përsëritura, mjeku juaj po ashtu mund t’ju porosisë një ose më shumë teste për të parë nëse trakti juaj urinar është në gjendje normale.

Si mund t’i parandaloni infeksionet e traktit urinar?

Përveç marrjes së antibiotikëve, duke ndryshuar disa prej shprehive tuaja ditore dhe zgjedhjeve në stilin e jetës, mund t’u ndihmojë të parandaloni përsëritjen e infeksioneve të traktit urinar.