Protestë/ Ja pse ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka paralajmëruar qytetarët e saj të kenë kujdes

0
106

 

luDje dhe sot ka ndodhur ajo që në 25 vjet nuk kishte bërë vaki. Për herë të parë para një proteste të paralajmëruar, madje një protestë pa kthim, ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka paralajmëruar qytetarët  e saj të kenë kujdes apo të rrinë larg grumbullimeve.

Pse nuk reagoi Donald Lu dje?

A kishte marrë garanci nga Lulzim Basha se protesta nuk do të ishte e dhunshme?

Sigurisht që po, por çdo opozitë e kishte dhenë këtë garanci deri më sot. Gjithsesi ambasada e SHBA ka paralajmëruar qytetarët e vet duke bërë detyrën.

Dje dhe sot nuk e bëri.

Jo vetëm kaq, por ambasadori gjerman sapo u njoftua se policia do të ndërhynte për të ndaluar prishjen e bunkerit, la takimin tek Hotel Tirana dhe shkoi vetë si dëshmitar për të parë prishjen e simbolit komunist.

Ish-ambasadori gjerman i viteve 1987-1990, nga hotel Sheraton ka bërë thirrje për dënimin si vrasës i shumëfishtë i një hetuesit që Edi Rama ka dekoruar këto ditë. Duket se Edi Rama nuk po provokon vetëm shqiptarët, por edhe perëndimorët.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency