Sherri te Kënga Magjike/Policia ka shpallur në kërkim Stinen

0
42

 

ssPolicia e Tiranës ka shpallur në kërkim këngëtarin Stine, pasi rrahu dhe bëri për spital këngëtarin tjetër Flori Mumajesi. Në orët e mesnatës u raportuar se uniformat blu kishin shoqëruar në komisariat Stinen, por duket se ai pas sherrit ishte larguar.

Policia e kryeqytetit ka marrë denoncimin e këngëtarit Flori dhe ka shpallur në kërkim Ernest Dukën i njohur me emrin Stine.

Sherri mes dy këngëtarëve mësohet se ka ndodhur për shkak se, këngëtari Stine i ka dhënë pikët maksimale Flori Mumajesit, por ky i fundit nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Pas sherrit me fjalë, Stine ka qëlluar me shishe në kokë Florin, duke bërë që këngëtari të shkonte në spital për tu mjekuar.