Tirana lë 3 mijë bileta për tifozët e Partizanit

0
28

 

 

tttttttttttNjë mënyrë për të kënaqur tifozët dhe për të shijuar spektaklin në tribuna. Që festa fantastike nga mbështetësit të mos mungojë, Tirana vendosi të shfaqet bujare përpara sfidës me Partizanin. Klubi 24 herë kampion la në dispozicion të tifozerisë rivale 3 mijë bileta për sfidën e së hënës në “Selman Stërmasi”, kundrejt 5 mijë biletave për mbështetësit bardheblu. Një shifër që edhe pse mund të duket e ulët në pamje të parë për interesin që paraqet derbi dhe imazheve që mijëra përfaqësuesit e dy tifozerive kanë dhuruar deri më tani në impiantin “Qemal Stafa”, shkon në sinkron me shifrat reale. Pas rikonstruktimit, “Selman Stërmasi” është një stadium me kapacitet 9600 vende. Tremijë biletat për tifozët e kuq përkthehen në vendosjen në dispozicion të një të tretës së të gjithë impiantit. Në një sektor të veçantë dhe kordon policie që ndan dy tifozeritë. Përpara vendimit të klubit të Tiranës, në radhët e mbështetësve të Partizanit të gjithë i trembeshin faktit se rivalët mund të vendosnin të respektonin në mënyrë të ngurtë detyrimin me 5 për qind të biletave në dispozicion, që do të përbënin në total më pak se 500 tifozë miq. Për ndeshjen e së hënës në orën 14:00, klubi i Tiranës njoftoi se biletat e derbit do të kenë elementë të sigurisë së lart, pas denoncimit për bileta të falsifikuara në ndeshjen me Skënderbeun. Derbi mbetet një sfidë e zjarrtë. Lojë nervash me rivalët, synim për të fituar me çdo kusht për të treguar superioritetin në qytet. Një duel krenarie, që vlen më tepër se thjesht pikët në renditje.