“Të veshur me pafajësi” /Fëmijët e Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë në sfilatë me veshje me vizatimet e tyre

0
150

te

Me kauzën e përbashkët për të ndërgjegjësuar opinionin publik, në lidhje me të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, në qendrën rinore në Tiranë, sfiluan të enjten fëmijë të Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë të shoqëruar nga njerëz të njohur të botës së ekranit. Një projekt për ndërgjegjësimin rreth talentit, aftësive dhe të drejtave të nxënësve që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë, ku nëpërmjet vizatimeve të tyre, janë bërë pjesë e koleksionit të veshjeve për femra e meshkuj. Ky projekt vjen si bashkpunim me revistën Living, ku modelja shqiptare Emina Cunmulaj ka pozuar e veshur me këtë koleksion. “Të veshur me pafajësi”, fëmijë me aftësi të kufizuar sfiluan të shoqëruar prej dore nga njerëz të njohur të botës së medias, ku veshjet u dizenjuan nga Mirela Nurce, nën mbështetjen e UN Albania, UNDP Albania dhe qeverisë zviceriane. Pjesë e sfilatës ishin gazetare e gazetarë të mediave të ndryshme, moderatorë e figura të njohura në jetën sociale e politike, si dhe bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i pranishëm në event e konsideroi këtë një kauzë shumë të rëndësishme, ndërsa siguroi se “ne do të përpiqemi të gjithë bashkë për të dhënë mundësira të barabarta”. Ndërkohë, stilistja e koleksionit të veshjeve me vizatimet e fëmijëve, Mirela Nurçe tha se “fillimisht u njoha me idetë e Genti Mingës dhe më pas, pas shumë netëve pa gjumë zgjodha pikturat”. “Këta fëmijë nuk kanë nevojë për lëmoshe për të thënë se edhe unë ekzistoj”, tha ajo, duke i kërkuar ministrit mbështetje për të hapur një dyqan ku mund të shitej koleksioni i këtyre

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency