Për protestën e 8 dhjetorit/Majko: Revolucioni i PD si “Rrëmbeni darën shpejt o trima, hoqa gozhdën mbeti vrima”

0
100

majko

Pak ditë para protestës së 8 dhjetorit të thirrur nga Partia Demokratike, deputeti socialist Pandeli Majko deklaroi se nuk pret ndonjë revolucion të madh nga opozita pasi  sipas tij nga salla ku u bë vakia e Ramiz Alisë nuk mund të bëhet revolucion. Por në fjalën e tij Majko ndau shqetësimin për protestat e biznesit të vogël dhe pensionet e ushtarakëve, duke hedhur një kritikë edhe për qeverinë. “Dikush përmendi sot 8 dhjetorin dhe mitingun e madh që do bëhet në 8 dhjetor. Unë nuk mendoj se do ndodhë ndonjë revolucion i madh dhe sa i përket historive me revolucion nuk është se nuk kam ndonjë eksperiencë. Por më shumë i druhem jo njerëzve që do dalin me 8 dhjetor, por më shumë u druhem atyre biznesmenëve, 200 apo 300 vetë që dalin para Kryeministrisë dhe kërkojnë që gjobat të jenë më të ulëta. Ju druhem sepse edhe vetë brenda vetes mendoj se kanë të drejtë. Ju druhem jo atyre që do të dalin me 8 dhjetor, ju druhem ish-ushtarakëve që kur shkojnë dhe marrin pensionin për një ligj apo për një problem që ju e keni krijuar në qeverisjen tuaj dhe ne nuk po dimë ta rregullojmë ende janë të detyruar të lënë 1/3 e pensionit për arsye të një llogaritje idiote, absurde, sipas meje e paligjshme. 1/3 e pensionit e lënë për të paguar se diku se është bërë një llogaritje gabim. Nuk dua të bëj burrin e mirë duke thënë se ne duhet të kthehemi dhe të shijojmë historinë e pensioneve të ushtarakëve sepse e di situatën financiare në të cilën ndodhet vendi im dhe vendi juaj. Kam frikë se nga salla ku u bë vakia e Ramiz Alisë nuk mund të bëhet revolucion. Kam frikë se më shumë ju takojnë vargjet e Dritëroit të madh: Rrëmbeni darën shpejt o trima, hoqa gozhdën mbeti vrima”. Ndërkaq në replikë me deklaratën e deputetit socialist “jemi në kohë të vështira”, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se,: “Z.Majko tha jemi në kohë të vështira, unë i them z. Majko që kohët e vështira kaluan dhe do vinë kohë më të mira tani”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency