Fëmijët e dhunuar/Shteti premton marrjen në mbrojtje të mbi 1000 rasteve të konstatuara

0
109

 

 

dhuna-ndaj-femijeveDhuna në familje, sidomos ndaj fëmijëve fatkeqësisht vijon të jetë pjesë e shoqërisë tonë. Këtë e vërteton edhe publikimi i të dhënave të fundit nga Ministria e Mirëqenies Sociale, e cila ka evituar mbi 1000 të mitur të cilët dhunohen në familje, në rrugë apo në shkollë dhe pret t’i marrë në mbrojtje shtetërore. Kryesisht të dhunuar nga familjaret të shfrytëzuar për punë në rrugë, apo të keqtrajtuar në mjedise të institucioneve arsimore do të merren në mbrojtje nga shteti. Për këshillimin apo strehimin e tyre punon një grup disiplinar dhe viktimat e dhunës referohen në 200 qendra në nivel kombëtar të përkujdesjes sociale. Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale Gentiana Sula, u bëri apel institucioneve publike që të bëjnë gjithçka është e mundur për të frenuar dhunën tek fëmijët për të ofruar një mundësi ndaj viktimave të dhunës. Ajo tha se te gjitha rastet janë identifikuar. “Janë shtëpitë e përkujdesit të fëmijëve pa prindër ose pakujdes prindëror. Për fat të keq kemi qenë dëshmitarë që kohët e fundit ka pasur qoftë edhe fenomene të mediatizuara që kanë treguar që standardi i sjelljes së kujdestarëve që janë aty për të zëvendësuar prindërit ka qenë tërësisht i papranueshëm dhe ju jeni në dijeni që ne kemi marrë edhe masat për të bërë të mundur që ata njerëz që janë të papërshtatshëm për të dhënë kujdesin të mos jenë aty pranë fëmijës pra të zëvendësohen me njerëz të duhur”- tha zëvendësministrja Sula. Ndërkohë nga ana tjetër Ministria e Arsimit me mbështetjen e UNICEF ka hartuar një plan 4 vjeçar, që synon zgjedhjen e metodës alternative të disiplinimit në të gjitha shkollat në Shqipëri. e Pranishme në takim zëvendësministrja Nora Malaj theksoi se përtej se është e nevojshme që të ndërmerren hapa konkret lidhur me parandalimin e fenomenit të dhunës ndaj fëmijëve. “Përtej fjalëve dhe politikave retorike ne duhet të bëjmë veprime konkrete të cilat lidhen me konsolidimin e figurës së mësuesit me edukimin e tij jo vetëm në të përditshmen dhe jo vetëm gjatë gjithë jetës por të dedikuar në problematikat që ai mbart. Problematika të cilat shfaqen edhe me formimin e tij intelektual por dhe me formimin e tij social nga familja ku ka arritur, me edukimin e fëmijëve dhe dedikimin e tyre në orë të caktuara për të realizuar këtë pritshmëri”, – theksoi Malaj. Në programin për shmangien e dhunës do të përfshihen mbi 32 mijë mësues të sistemit të arsimit publik dhe mbi 3 mijë mësues/edukatorë të kopshteve.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency