Zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë

0
136

Wilton-e1447425832501

Ndërsa, zv.ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, z. Robert Wilton, garantoi mbështetjen e plotë të Prezencës për Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa e vuri theksin tek forcimi i marrëdhënies mes këtij institucioni nga njëra anë dhe shoqërisë civile e publikut nga ana tjetër. “Parlamenti është vendi ku shprehet vullneti i popullit, i njerëzve. Nga deputetët pritet që ata t’i dëgjojnë zgjedhësit e tyre dhe t’i përfaqësojnë ata dhe t’iu përgjigjen nevojave të tyre. Por në mënyrë që ta bëjmë këtë rol, Parlamenteve ju nevojitet një partner aktiv, shoqëria civile dhe sigurisht dhe vetë publiku i gjera. Angazhimi i shoqërisë civile është jetësor për zhvillimin e një marrëdhënieje pozitiv dhe transparente midis shtetit dhe qytetarëve të tij. Shoqëria civile ka një rol kritik për të ruajtur në monitorimin e punës së Parlamentit dhe në mbajtjen e tij përgjegjës. Ne në prezencën e OSBE-së mendojmë se qytetarët aktivë mund të jetë rojtarët më të mirë, garantuesit më të mirë të demokracisë dhe planifikojmë që vitin që vjen prezenca e OSBE-së të punojë me më shumë përqendrimi dhe fokus sa i përket rolit të qytetarit aktivë në Shqipëri si një pjesë kritike e kësaj demokracie si një pjesë kyçe e saj”, – theksoi z. Wilton. Më tej, zv.ambasadori i OSBE-së vuri në dukje se Prezenca do të jetë një partner afatgjatë i Kuvendit të Shqipërisë, shprehu një falënderim të veçantë për Kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta, për lidershipin e tij shumë të balancuar të Parlamentit. “Prezenca e OSBE-së ka kënaqësinë dhe nderin e saj që të jetë një partner afatgjatë i Kuvendit të Shqipërisë dhe unë shfrytëzojë këtë mundësi që të falënderoj, z. Meta për lidershipin e tij shumë të balancuar këtij Parlamenti dhe gjithashtu administratës së Kuvendit nën lidershipin e znj. Shtylla, të cilët kanë qenë partnerët tanë në bërjen e një administrate parlamenti shumë funksionale në përputhje me standardet e shekullit të 21-të. Unë garantoj mbështetjen tonë të potë ndaj Kuvendit nga ana politik dhe profesionale dhe mendoje që homologët e tij të misioneve të tjera të OSBE anembanë rajonit të cilët janë partnerët tuaj do të thoshin të njëjtën gjë. Ju duhet ta dini më mirë se sa unë fuqinë e një marrëdhënieje midis parlamenteve dhe shoqërisë civile në vendet tuaja. Kjo është një marrëdhënie që ne duhet ta mbrojmë dhe duhet të forcojmë akoma më tej”, – deklaroi z. Robert Wilton.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency