BBC: Pse opozita në Kosovë hedh gaz në Kuvend?

0
128

 

 

 

koPrishtina mund të jetë vendi i Kuvendit më të ri në botë – Kosova në mënyrë të njëanshme shpalli pavarësinë në vitin 2008 – por javëve të fundit është shndërruar në lider global sa i përket defunksionalizimit të parlamentit.

Kështu e nis artikullin gazetari Guy Delauneyi për BBC-në lidhur me situatën e fundit politike në Kosovë.
Në pesë raste, partitë opozitare kanë përdorur gaz lotsjellës gjatë debatit në sallë, duke nxjerrë jashtë deputetët nga Kuvendi, ndërkohë që përmendet edhe vizita e djeshme e sekretarit të shtetit, John Kerry në Kosovë vetëm dy ditë pas incidentit të fundit në Kuvendin e Kosovës.

Shpërndarja e gazit duket të jetë një mënyrë jo aq e zakonshme për të mbrojtur parimet demokratike, megjithatë sipas partive opozitare ata po mbrojnë demokracinë.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ish-kryeministri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, thonë se Qeveria ka refuzuar debatin paraprakisht mbi marrëveshjet me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet.

“Vendosëm ta përdorim këtë strategji – madje edhe gaz lotsjellës – pasi nuk patëm rrugë tjetër”, ka thënë këshilltari politik i Albin Kurtit, Arbër Zaimi. Lideri i tij i partisë është aktualisht në paraburgim për pjesëmarrje në këto veprime.

“Veprimet tona në Parlament dhe në sheshe po arrin vëmendjen e medieve ndërkombëtare dhe vëmendjen e vendimmarrësve ndërkombëtarë. Më parë, ata nuk na shihnin gjithaq relevante Kosovën kur flitej për demokracinë apo mendimin e opozitës ose qytetarëve. Kemi realizuar një peticion që është nënshkruar nga 200,000 qytetarë dhe shpresojmë se faktori ndërkombëtar do të ndryshojë”, ka deklaruar Zaimi.

Në fakt, shkruan BBC, vendimmarrësit ndërkombëtarë nuk duken edhe aq të impresionuar, duke cituar vlerësime të qarqeve të ndryshme të Bashkimit Evropian që e kanë dënuar dhunën në Kuvend.

Por, qytetarët e shohin ndryshe gjithë këtë situatë.

Sipas një anketimi të realizuar nga grupi medial “Koha” në Kosovë, del se tani Vetëvendosj a e Kurtit është partia e dytë më e madhja në Kosovë, pasi qëndrimi i saj konsistent kundër interferencës nga jashtë ka prekur nervin e qytetarëve.
Katalizator ka qenë një marrëveshje e arritur në gusht, si pjesë e procesit të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kjo marrëveshje u garanton komunave me shumicë serbe një autonomi të limituar mbi çështjet lokale dhe financim nga Beogradi. Kjo ka alarmuar mes shqiptarëve shumicë në Kosovë të cilët i firkësohen një ndarjeje shkatërruese sikurse ka ndodhur me Bosnjën.
“Proceset nuk kanë qenë gjithpërfshirëse as transparente që nga fillimi dhe nuk janë adresuar nevojat e serbëve të Kosovës, por janë adresuar interesat e Serbisë brenda Kosovës”, ka thënë analistja e pavarur, Besa Shahini.

Ajo beson se derisa shumica nuk përkrahin taktikat e opozitës, ato do të jenë të venitura nga qasja e BE-së.
“Problemi me BE-në është se Dialogu në Bruksel është projekti i tyre, kështu që çdo kritikë duket si personale BE-së. Për pasojë, ata mbrojnë qorrazi projektin e tyre dhe e dënojnë çdonjërin që e kritikon”, ka thënë ajo.
Por, Qeveria insiston se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është rruga e vetme për të shkuar përpara. Kosova nuk është njohur nga pesë shtete të BE-së dhe shtete tjera me ndikim si Brazili, Kina, Rusia dhe India.

Kosova nuk është anëtare e OKB-së, madje as nuk ka kod telefonik ndërkombëtar, megjithëse do ta ketë numrin e saj në bazë të një marrëveshje në Bruksel.

Këshilltari politik në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, Ardian Arifaj, ka thënë se marrëveshjet me Serbinë janë duke u përdorur si pretekst për ta destabilizuar Qeverinë.
“Disa parti në opozitë duan ta marrin pushtetin me çdo mjet”, ka thënë ai.

“Në këtë rast, ata po përdor in marrëveshjet si justifikim. Nuk kanë dhënë ndonjë argument bindës se marrëveshja nuk është në interes të Kosovës.”

“Do ta vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe të implementojmë çdo marrëveshje të arritur. Është në interes të Kosovës dhe rajonit, plus komunitetit ndërkombëtar në rajon.
Me palët që duket se nuk do të binden, Kuvendi i Kosovës nuk duket një vend ku mund të marrësh frymë lehtë edhe për një kohë./KosovaPress/k.s/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency