Zgjedhjet e rinjve të FRPD në Mirditë- PD: Konveta kombëtare më 6 dhjetor

0
156

 

 

 

frPartia Demokratike ka zhvilluar sot zgjedhjet për për drejtuesit e rinj të FRPD në Mirditë dhe ju ka bërë thirrje të rinjve për tu bërë pjesë e marrshimit protestë me 8 dhjetor në Tiranë.Partia Demokratike në një deklarate për mediat pasditen e së mërkurës bënë të ditur se  “të rinjtë e Mirditës mirëpritën sot tre kandidatët për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Qindra të rinj morën pjesë në debatin mes Belind Këlliçit, Ervin Salianjit dhe Orjela Nebijajt të cilët folën për ngjarjet më të rëndësishme politike që ndikuan në përfshirjen e tyre në politikë”.Kandidatët në fjalën e tyre veçuan ditën e Rinisë 8 Dhjetorin si datën më të rëndësishme politike që ka frymëzuar ata dhe mijëra të rinj shqiptarë për një Shqipëri më të mirë, si dhe bënë thirrje të tre bashkë që ditën e 8 Dhjetorit të bashkohen të gjithë në sheshin kryesor të Tiranës për të nisur betejën kundër maxhorancësNdërsa Aldo Bumçi i dërguari i PD-së në fjalën e tij pasi falenderoi të rinjtë e Mirditës për angazhimin e tyre dhe i ftoi ata të protestën e madhe të opozitës në datën 8 Dhjetor në Tiranë. Nesër zhvillohet konventa e parafundit e debatit të të rinjve e më pas do të kulmohet në Tiranë në datën 6 Dhjetor ku do të shpallet edhe fituesi i garës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency