Qeveria miraton një sërë vendimesh të rëndësishme

0
123

Qeveria

 

 

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare për Zhvillimin Rajonal, të Agjencive të Zhvillimit Rajonal dhe Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Rajonal.

Gjithashtu sot u miratua dokumenti i politikave për Sigurinë Kibernetike 2015 – 2017

Qeveria përcaktoi edhe procedurat dhe kushtet për dhënien e liçencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj.

Këshilli i Ministrave përcaktoi sot edhe funksionet përgjegjësitë marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve dhe strukturave të menaxhimit indirekt të asistencës së Bashkimit Evropian, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit IPARD II (2014 – 2020), sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Qeveria miratoi edhe rregulloren “Për kërkesat minimale për mbrojtjen e sigurisë e të shëndetit të punëmarrësve në industritë minerare nxjerrëse, sipërfaqësore dhe nëntokësore”.

Këshilli i Ministrave miratoi në parim, marrëveshjen e bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, i përfaqësuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese, ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), sh.a., dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, sh.a.

Qeveria miratoi marrëveshjen ndryshuese të marrëveshjes së grantit nr.TF014999, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që vepron si administratore e fondeve të grantit të akorduar nga Fondi i Mirëbesimit me Shumë Donatorë, për financimin e projektit të zbatimit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri (

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency