Policia e Lushnjë ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar ‘Kadie 2’, në përfundim të të cilit janë sekuestruar armë, municione dhe bimë narkotike si dhe janë vënë në pranga 2 persona.
Burime policore bëjnë me dije se personat e arrestuar janë Marineo Vasili dhe Arqile Vasili. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestrua 150 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa, 850 fishkë dhe 1 çifte pa leje