Guardiola: E dua Munichun, kontrata vendoset pas 12 dhjetorit

0
106

gg

 

Pep Guardiola ka pohuar se ende nuk ka vendosur rreth fatit të tij te skuadra gjermane e Bayern Munichut. Kontrata aktuale e Guardiolës skadon në qershor ndërsa ai ka qenë i lidhur me Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin. “Qyteti është i çmendur. Unë e dua. Jam shumë i kënaqur, familja ime gjithashtu”, citohet të ketë thënë për Bild spanjooli. Kur u pyetën nëse do ta zgjasë qëndrimin e tij, ai tha “Kjo mund të jetë një arsye e madhe. Ne do të flasim pas takimit me Hannoverin (më 12 dhjetor) dhe do të marrim një vendim të duhur për mua dhe klubin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency