Barcelona, dy milionë euro Santosit për Neymarin

0
152

n

 

Arritja e Neymarit për t’u futur në tre kandidatëve për “Topin e Artë” do t’i kushtojë Barcelonës 2 milionë euro. Braziliani tashmë është në garë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, pasi arriti të fitonte të gjithë trofetë me Barcelonën. Neymar u bashkua me Barcelonën për 57 milionë euro. Por një klauzolë në kontratën e brazilianit bën që katalanasit të derdhin edhe 2 milionë euro tjera në llogarinë e klubit të Santosit. Thuhet se në kontratë shkruan se nëse Neymar futet në mesin e tre më të mirëve klubi duhet të paguajë këtë shumë. Barcelona është duke punuar që të vazhdojë kontratën me brazilianin, por ky i fundit nuk është duke u ngutur për këtë, duke thënë se ka edhe shumë vite të tjera në kontratë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency