Policia e Tiranës: 13 persona u arrestuan, 24 pezullim i lejes së drejtimit ,21 u ndëshkuan për shkelje të semaforit

0
139

poli13 persona u arrestuan nga policia e Tiranës gjatë natës për shkak se u kapën duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. 24 të tjerë u penalizuan me pezullimin e lejes së drejtimit për përdorim të alkoolit. Janë këto disa nga masat e policisë së Tiranës ndaj personave që ndaloi në disa pika të kryeqytetit. Shumica e tyre deklaruan në polici se kishin qenë nëpër lokale të ndryshme për të festuar 103-vjetorin e Pavarësisë. Por ky nuk ishte justifikim për policinë. 23 drejtues të tjerë automjetesh u penalizuan me pezullim të patentateve për tejkalim të shpejtësisë, të matur me radar. Numri më i madh i shkeljeve ishte për shkelje të semaforit. Për këtë, u ndëshkuan 121 qytetarë.

  • 13 persona të arrestua në gjendje të dehur
  • 24 leje drejtimi të pezulluara për përdorim të alkoolit
  • 23 leje drejtimi pezulluar për tejkalim të shpejtësisë, matur me radar
  • 121 të ndëshkuar për shkelje të semaforit

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency