Paloka : Glorifikimi që Kryeministri Edi Rama po i bën diktatorit Enver Hoxha

PALOKA

Dekorimin nga qeveria një vit më parë të disa ish-drejtuesve të Sigurimit të Shtetit dhe Degëve të Punëve të Brendshme, por që është zbuluar vetëm sot, PD-ja e ka konsideruar si një akt që shenon zyrtarisht, glorifikimin që Kryeministri Edi Rama po i bën diktatorit Enver Hoxha.

Sipas një deklarate të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, “dekorimi nga Edi Rama i xhelatëve më të urryer të regjimit komunist, i hetuesve, prokurorëve e gjykatësve që kanë vrarë pa gjyq, kanë dënuar me vdekje, kanë internuar, torturuar e dhunuar mijëra qytetarë gjatë diktaturës, është një akt i pashembullt armiqësie, është një dënim i dytë që i bëhet familjeve të viktimave dhe gjithë shoqërisë që ka vuajtur për 45 vjet privimin e çdo të drejte dhe lirie, që ka vuajtur deri në krizën e urisë, nga pushteti i Enver Hoxhës.

Ky vendim monstruoz është marrë nga qeveria me rastin e 70-Vjetorit të Çlirimitm – theksoi ai, –  dhe është mbajtur i fshehtë për një vit, por u zbulua nga investigimi i Gazetës Shqiptare.

Dekorimi i xhelatëve është një thikë pas shpine që u bëhet shqiptarëve, një provokim i një regjimi të ri, që po dëshmon se ka rrënjë e mendësi të përbashkëta me dikaturën gjakatare komuniste.

Edi Rama me dekorimet që ka dhënë, del qartazi se nuk ndryshon aspak nga hetuesi i At Zef Pllumit, nga hetuesit, prokurorët e gardianët e zinj, që kanë ushtruar tortura çnjerëzore ndaj atyre që nuk mendonin njësoj me regjimin, apo që besonin në Zot.

Ky akt i rëndë i dekorimit të xhelatëve, është zyrtarisht glorifikimi që Edi Rama po i bën diktatorit Hoxha, një projekt që ai e nisi me festimet me portretin e tij, e që tani po e dekreton me medalje qeveritare gjithë xhelatëve që kanë vrarë e kanë prerë në emër të Enverit.

Edi Rama dhe ministrat e tij, 25 vite pas rënies së diktaturës po dëshmojnë se janë bijtë e etërve, janë vijimësia e kohës më të errët që ka kaluar kombi, e diktaturës më të egër në gjithë lindjen.

Dekorimi i vrasësve të diktaturës është medalja e turpit e një regjimi të korruptuar e kriminal, që po shtyp çdo ditë shqiptarët. Por , të nderuar qytetarë, ashtu si 25 vite më parë, shqiptarët do të dinë ti japin përgjigjen e merituar bijve të korruptuar të etërve komunistë. Me 8 dhjetor nis përballja pa kthim. Asnjë regjim, nuk ka fituar dot mbi popullin. Dhe ky i sotmi, regjimi i krimbur në korrupsion e krim, që glorifikon diktaturën, i ka ditët e numëruara,” përfundoi Paloka.

 

 

Paloka : Glorifikimi që Kryeministri Edi Rama po i bën diktatorit Enver Hoxha

Zbulim /Gjendet një dhomë e fshehtë në

Paloka : Glorifikimi që Kryeministri Edi Rama po i bën diktatorit Enver Hoxha

Specia e rrallë helmuese në ujrat tona

Kërko