RUSI – Arrestohen 50 sipërmarrës turq

0
193

 

 

 

russssNjë grup prej rreth 50 sipërmarrësish turq u ndalua nga autoritetet ruse në Krasnodar, në Rusinë jugore, me akuzën se kanë gënjyer mbi motivet e hyrjes së tyre në vend, sipas “CNN Turk”.

Sipas asaj që tregon një nga sipërmarrësit, “grupi i biznesmenëve ishte ndaluar dje dhe sot në mëngjes kishte dalë përpara drejtësisë, që i dënoi me 10 ditë burg dhe një gjobë prej 60 eurosh”.

Ndërkohë që vazhdon të jetë i lartë tensioni mes Rusisë dhe Turqisë pas rrëzimit dy ditë më parë të një avioni luftarak rus që Ankaraja pretendon se ka shkelur hapësirën ajrore turke.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency