Putini :“Pasoja Serioze” për gjuajtësin që rrëzoi avjonin

0
166

 

 

putinRrëzimi i një aeroplani gjuajtës rus nga forcat turke pranë kufirit me Sirinë i ka rritur tensionet me Rusinë në një nivel të paprecedent.

Turqia tha se aeroplani luftarak i rrëzuar të martën, kishte kaluar hapësirën e saj ajrore, në një prej konfrontimeve publike më serioze në gjysmë shekulli, ndërmjet një vendi anëtar të NATO-s dhe Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se aeroplani ishte sulmuar kur ndodhej 1 kilometër brenda Sirisë, dhe paralajmëroi “pasoja serioze” për çka ai e quajti si një thikë pas shpine nga ana e “bashkëpunëtorëve të terroristëve”.

“Nuk do t’i tolerojmë kurrë krime si ky që u krye sot”, tha Putin, ndërsa aksionet në bursë të Turqisë dhe Rusisë pësuan rënie nga frika e eskalimit ndërmjet armiqve të dikurshëm të Luftës së Ftohtë.

Në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Turqia tha se e kishte rrëzuar aeroplanin ndërsa ndodhej në territor turk.

Bashkë me një aeroplan të dytë, gjuajtësi i goditur kishte fluturuar për rreth 2 kilometra brenda Turqisë për 17 sekonda, pavarësisht se u paralajmërua 10 herë brenda 5 minutash që të ndërronte drejtim ndërsa afrohej, shkruhet në letër.

“Askush nuk duhet të dyshojë që ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet për të shmangur këtë incident. Por çdokush duhet të respektojë të drejtën e Turqisë për të mbrojtur kufijtë e saj”, tha Presidenti turk, Rexhep Tahip Erdogan gjatë një fjalimi në Erdogan.

Duke dënuar sulmet ajrore të Rusisë në Siri, gjatë të cilave hapësira turke ishte shkelur disa herë gjatë javëve të fundit, Erdogan tha se vetëm gjakftohtësia turke kishte parandaluar incidente më të ëqija në të shkuarën.

Secili vend ka thirrur përfaqësuesin diplomatik të tjetrit, ndërsa NATO ka thënë se qëndron pranë Turqisë. Kjo e fundit është akuzuar disa herë se fshehtas ka mbështetur ISIS-in duke bombarduar kurdët, ndërsa Rusia se ka sulmuar Ushtrinë e Lirë Siriane, në vend të ISIS.

Të dyja vendet që janë deklaruar kundër terrorit të Daesh-it, në fakt kanë shënuar një sërë rastesh kur kanë sulmuar pikërisht grupet anti-Daesh, dhe tani ndodhen në përplasje ndërmjet tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency