Kreu i Kuvenit, Ilir Meta paralajmëron nga Italia se vendi ynë mund të goditet nga një fluks refugjatësh nga Siria dhe vende të tjera në konflikt.
Deklaratat ai i ka bërë në një intervistë për kanalin televiz italian “Rai Neës 24”.
Meta ka nisur sot një vizitë zyrtare në shtetin fqinj.
“Është e mundur që shumë shpejt edhe ne të përballemi me një problem të tillë. Dhe ky është motivi që Shqipëria dhe institucionet e saj po përgatiten për ndërtuar një plan masash dhe për të bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për të qenë të gatshëm për të përballuar këto problematika edhe falë një bashkërendimi të përgjegjshmërive”- u shpreh Meta.
Kreu i Kuvendit evidentoi edhe njëherë marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe vlerësoi rolin e shtetit italian për integrimin e Shqipërisë në BE.