Zgjedhjet vendore të 21 qershorit/Përfundon analiza e PD-së, Ristani: Përgjegjësit e humbjes diskutohen në kryesi, shtim degëve

0
106

 

Deputeti i PD, Arben Ristani, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte shqyrtuar projektligji per “Hapjen e dosjeve te ish Sigurimit te Shtetit”, te propozuar nga qeveria dhe shoqeria civile./r/n/r/nLawmaker, Arben Ristani, during a parliamentary session.
Deputeti i PD, Arben Ristani, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte shqyrtuar projektligji per “Hapjen e dosjeve te ish Sigurimit te Shtetit”, te propozuar nga qeveria dhe shoqeria civile./r/n/r/nLawmaker, Arben Ristani, during a parliamentary session.

“Masa të nevojshme me shëndoshjen e seksioneve të PD-së si edhe me ngritjen e seksioneve të reja atje ku ka pasur problematika”

 

Pas thuajse katër muajve nga dita kur nisi procesi, PD ka përmbyllur analizën e brendshme për zgjedhjet vendore të 21 qershorit në të gjitha degët në rrethe. Tashmë grupi i krijuar në selinë blu për këtë çështje me në krye sekretarin organizativ Arben Ristani ka përpiluar drafti me konkluzionet, i cili do të nënshtrohet shqyrtimit në mbledhjen e kryesisë së PD-së që do të drejtohet nga kryedemokrati Basha. Në një prononcim për “Report TV” Ristani tha se në këtë draft janë paraqitur edhe mangësitë e vërejtura nga ana e strukturave dhe drejtuesve, të cilët do të formulohen të plota për ti dhënë një pamje më të qartë analizës. “Nga raporti kanë dalë dhe përgjegjësi por formulimet e propozimet për kryesinë akoma nuk kanë mbaruar në këtë drejtim, lidhur me kryetarë të cilët mund të kenë përgjegjësi për mënyrën sesi kanë menaxhuar degët e tyre partiake”, – tha deputeti i PD-së. Nga ana tjetër, deputeti demokrat i konsideroi si normale debatet e brendshme, kryesisht ato të lindura mes krerëve të degëve dhe deputetëve apo ish-ministrave. Po ashtu Ristani konfirmoi se është hartuar tashmë drafti për strukturimin e ri të Partisë Demokratike, ku parashikohet ngritja e degëve të reja për kontrollin e territorit. “Kemi përpunuar të gjitha këto analiza, është bërë gati një draft që do t’i paraqitet Kryesisë së Partisë Demokratike për të marrë masat e nevojshme që do të kenë të bëjnë me shëndoshjen e seksioneve të PD-së, me ngritjen e seksioneve të reja atje ku ka pasur problematika, me grup seksionet e Partisë Demokratike, janë disa propozime për ndarje të degëve të PD-së”, – u shpreh sekretari i përgjithshëm i PD-së. Ndërkohë, duket se propozimi i qendrës për shtimin e degëve nuk do të ketë mbështetjen e disa degëve, pasi krerët e tyre kanë deklaruar se krijimi i degëve të reja nxit ngërçin e situatës dhe jo zgjidhjen e saj. Por megjithatë çështja do ti mbetet diskutimit të Kryesisë e cila në bazë edhe të rezultateve të analizës pritet të japë edhe verdiktin e si për rëndësinë e hapjes dhe zmadhimit të strukturave, masave për përgjegjësit e humbjes si edhe për debatin e degëve shtesë.

 

Debati

Që prej mbylljes së zgjedhjeve vendore, debatet e brendshme në selinë blu janë përqendruar tek përplasja mes disa krerëve të degëve dhe deputetëve demokratë, kryesisht ish-ministrave të qeverisë “Berisha”. Këta të fundit janë kritikuar për angazhimin e pakët sipas krerëve të degëve në fushatë, ndërsa ka pas nga ato deklarata që kanë shkuar deri aty sa kanë akuzuar ish-ministra, aktualisht deputetë të PD-së që kanë votuar për Partinë Socialiste. Qëndrime kritike kanë shprehur gjatë këtyre muajve kreu i degës së Lushnjës, Myslim Murrizi, ai i degës së Gjirokastrës Roland Bejko, kreu i degës së PD-së së Vlorës Moisi Meminaj si edhe disa kritika nuk kanë munguar as nga kryetari i demokratëve të Durrësit Osman Stafa. Ndërkohë këto qëndrime janë cilësuar si të papranueshme nga ana e deputetëve të cilët në disa mbledhje të grupit parlamentar kanë kërkuar nga kryedemokrati Bash a që të merren masa ndaj këtyre krerëve të degëve. Ndërkohë vetëm pak kosh më parë në një intervistë për “Standard”, nënkryetari i PD-së Edmond Spaho konfirmoi se ndaj këtyre krerëve në bazë edhe të statusit do të merren masa për shkeljen e kodit të etikës.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency