Shqipëria përfshihet nga përmbytjet/Ja situata në të gjitha qarqet

0
143

 

 

hajdarmatajHajdarmataj akuzon qeverinë për keqmenaxhim të situatës dhe mungesë investimesh

 

 

 

Dori Hoxha

 

foto-1-permbytje-c1200x600Reshjet e dendura të shiut dhe erëra të forta të cilat nisën që nga orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, kanë përfshirë të gjitha qarqet nga veriu deri në jug të vendit. Si pasoj e kësaj situate në disa rrugë ka pasur vërshim uji, rrëshqitje inertesh, por edhe përmbytje. Shirat e rrëmbyeshëm kanë krijuar probleme në disa prej qyteteve kryesore të vendit, sidomos në qytetet e Vlorës, Durrësit, Fierit. Në veri të vendit, qytetet e Kukësit dhe Tropojës dhe disa fshatra nuk kanë patur energji elektrike për më shumë se 24 orë. Deputetja e Partisë Demokratike Mimoza Hajdarmataj ka reaguar lidhur me situatën e rëndë që paraqitet në të gjithë vendin për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Hajdarmataj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar qeverinë për keq menaxhim dhe mungesë investimesh, duke theksuar se duhet punë, ndërhyrje reale dhe jo mashtrime mediatike.

 

Hajdarmataj: Duhet punë, ndërhyrje reale dhe jo mashtrime mediatike

“Shqipëria nën terrorin e ujit përsëri. Në Tropojë, situata është shumë shqetësuese. Pothuajse të gjitha fshatrat janë pa energji elektrike dhe si rezultat i keqmenaxhimit, mungesës së investimeve ne rrjet dhe mbi të gjitha mungesa e elektricisteve nëpër fshatra (nga reformat e Rilindjes ka mese 2 vjet që 1 elektricist mirëmban linjat e 4-5 fshatrave në distanca shumë të largëta nga njëri-tjetri) shanset për riparim dhe rikthim të energjisë janë shumë të pakta në këto kushte meteorologjike. Shumica e akseve kryesore të rrugëve janë të bllokuara si rezultat i rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave. Ka pothuajse 4-5 muaj që nuk bëhet asnjë pastrim apo mirëmbajtje e këtyre rrugëve. Janë dëmtuar shumë shtëpi, shkolla si ajo e Pacit, Begajve, Palçit etj. Shumë familjeve u janë dëmtuar stallat e bagëtive dhe me e keqja është se ushqimi bazë për bagëtitë është dëmtuar nga era dhe shiu, gjë që çon në kalbjen e tij. Nga kjo situatë rrezikohen të mbetën pa ushqim bagëtitë në Tropojë. Përveç këtyre, si rezultat i motit të keq dhe mungesës së energjisë ne antenat dhe stacionet përsëritëse, ka mungese ne komunikimit telefonik ne shume zona. Kjo situatë nuk kalohet me propagande por me ndërhyrje emergjente nga strukturat e shtetit në mbështetje dhe bashkëpunim me strukturat e pushtetit lokal. Nevojitet që shtabet e emergjencës dhe ministritë përkatëse të zbresin menjëherë grupet dhe strukturat e punës në terren. Duhet punë, ndërhyrje reale dhe jo mashtrime mediatike”, – shprehet deputetja Hajdarmataj.

 

Shefi i Emergjencave Civile: Situata nën kontroll

Shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në të gjithë vendin nga përmbytjet për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Sipas Prençit, më problematike situata paraqitet në Tiranë, Durrës, Fushë-Krujë, Dibër, Malësi e Madhe e Vlorë. Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm është bërë shkak që paraditen e së dielës autostrada Tiranë-Durrës të përmbytet në një pjesë të mirë të saj. Gjithashtu Prençi thotë se reshjet e rënë nuk kanë sjellë probleme me lumenjtë e mëdhenj, pasi lumi Drin, Shkumbin, Vjosa, Osumi dhe Semani kanë patur prurje pak mbi mesataren. Sipas tij, problemet janë shkaktuar nga lumenjtë e vegjël dhe përrenjtë për shkak të prurjes së lartë të inerteve. Gjithashtu ai shtoj se niveli i ujërave po reduktohet dhe situata është drejt përmirësimit, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet, pasi pengojnë ndërhyrjen e grupeve të punës në terren. Sipas tij, situata nuk është e rëndë dhe nuk ka nevojë për panik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency