Po shkonte për të blerë drogë me euro të falsifikuara, prangoset i riu

0
132

ddddddddd

 

Një i ri është vënë në pranga nga policia pasi është kapur me mijëra euro të falsifikuara. Policia ka bërë të ditur se Gentian Oshafi është arrestuar me 30.700 euro, të falsifikuara. Këto para do të shërbenin si parapagesë, për blerjen e një sasie lënde narkotike. Kanë qenë Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, në Policinë e Korçës që kanë finalizuar me sukses operacioni e koduar “Dorëzimi”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Gentian Oshafi, 28 vjeç, banues në fshatin Blacë, të rrethit Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në fshatin Lozhan, gjatë kontrollit të automjetit tip “Fiat” me targa AA 455 GH, që ky shtetas drejtonte, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 30.700 kartëmonedha euro, të prerjeve 100 dhe 200 euro, të dyshuara të falsifikuara, 1 automjet, 2 aparate celulare dhe 1 pasaportë. Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se, i riu shumën me kartëmonedha euro, të dyshuara si të falsifikuara, besohet se do ta përdorte si parapagesë, për blerjen e një sasie lënde narkotike. Gentian Oshafi, këtë shumë, e kishte vendosur në një çantë të vogël personale. Pas arrestimit të tij, policia tha se dosjen me materialet ia ka kaluar Prokurorisë së Korçës, për veprën penale “Falsifikim i monedhave”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency