Peng 170 persona/Sulm terrorist në Mali, vriten 27 persona, mes tyre një zyrtar belg

0
129

sulme mali

Plot 27 persona është bilanci i të vdekurve gjatë një sulmi terrorist në hotelin “Blu Hotel Radisson” në qendër të kryeqytetit të Malit, paraditen e së premtes. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, bëhet me dije se mes të vrarëve është edhe Geoffrey Dieudonne, një zyrat i Parlamentit Belg, i cili ndodhej në Mali për një konference me parlamentarët e këtij vendi. Sakaq, të 170 personat që u morën peng, mes të cilëve 140 klientë dhe 40 punonjës janë lënë të lirë dhe janë marrë nën mbrojtjen e autoriteteve civile. Sulmi terrorist është marrë përsipër nga një grup xhihadistësh afrikan të quajtur Al-Mourabitoun, një grup i vendosur në veri të Malit dhe i përbërë nga arabë, raporton “Reuters”. Kujtojmë që sulmi terrorist në Mali, vjen pikërisht një jave pas sulmeve në Paris, ku të premten e kaluar humben jetën 129 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën. Personat e armatosur të cilët kanë sulmuar hotelin “Blu Hotel Radisson” në qendër të kryeqytetit të Malit, Bamako kanë vrarë tre pengje. Disa njerëz morën peng, 140 klientë dhe 30 punonjës të hotelit. Të shtëna, shpërthime me granata dëgjohen në zonë. 2 nga të vrarët janë nga Mali dhe njëri shtetas francez. Grupi i armatosur fillimisht ka lëshuar 15 persona, të gjithë ata që ishin në gjendje të lexonin vargje nga Kurani. Më pas janë liruar tre anëtarë të stafit të Kombeve të Bashkuara. “Unë pashë kufomat. Është e tmerrshme”, tha njëri prej pengjeve të liruar pas sulmit. Ndërkohë në një njotim të dytë nga ushtria e Malit, pas një aksioni të kësaj të fundit janë liruar edhe pengje të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 80. Pjesa veriore e Malit është zaptuar nga luftëtarë islamikë, disa prej të cilëve me lidhje me Al-Qaedan, për pjesën më të madhe të vitit 2012. Edhe pse ata u larguan nga rajonet e pushtuara për shkak të ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga Franca, dhuna vijon në vend me raste sporadike. Pjesa veriore e Malit është zaptuar nga luftëtarë islamikë, disa prej të cilëve me lidhje me Al-Qaedan, për pjesën më të madhe të vitit 2012. Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar përmes Twitterit, duke bërë të ditur se është në dijeni të një operacioni policor ndaj disa të shtënave në hotelin Radisson. Një grup islamik mori përsipër përgjegjësinë e vdekjes së 5 personave gjatë marsit të kaluar, në një sulm që preku një restorant në Bamako, gjithashtu të frekuentuar nga të huajt.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here