Vetëm studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë, Shërbimit Informativ dhe Forcave të Armatosura, që kanë humbur jetën për shkak të detyrës duhet të paraqesin certifikatë familjare, vërtetim studenti (ngelës ose jo) dhe vërtetim nga ministritë përkatëse që vërtetojnë këtë status
Fakulteti i Mjekësisë bën me dije se studentët e viteve të dyta e lart, të cilët duan të aplikojnë për bursë, kanë afat deri më datën 25 nëntor 2015 për dorëzimin e dokumenteve. Ndërkohë, dokumentet duhet të kenë datën e tre muajve të fundit dhe dorëzimi i tyre bëhet pranë degës së Financës.
Kriteret dhe dokumentet
- Certifikate familjare (Gjendja civile)
- Vërtetim për vëllezërit dhe motrat që janë nxënës ose student ku të jetë e përcaktuar nëse trajtohen ose jo me bursë (Nga shkolla apo Fakulteti përkatës). Në vërtetim duhet të specifikohet edhe nëse motrat /vëllezërit studente kanë aplikuar apo jo për bursë për vitin 2015-2016 ky vërtetim merret në zyrat e financës së fakulteteve përkatëse).
- Vërtetim për të ardhurat mujore të secilit anëtar të familjes mbi moshën 18 vjeç nga qendra e punës kur janë në marrëdhënie pune (Qendra e Punës).
- Vërtetim për të gjithë anëtarët e familjes mbi 18 vjeç që janë të regjistruar si punëkërkues të pa punë nga (Zyra e Punësimit).
- Vërtetim për vlerën e ndihmës ekonomike kur familja e përfiton ose jo. Numri i dosjes, masa e plote ose e pjesshme dhe shuma ( Seksioni i Ndihmës Ekonomike te firmosur nga P/N Ekonomike dhe Kryetari)
- Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore ku të jetë e përcaktuar nëse prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes mbi moshën 18 vjeç marrin ose jo pension dhe shtesa të tjera (Zyra e Sigurimeve Shoqërore).
- Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore në rast se njeri prind është invalid. Vërtetim nga Shoqata e Invalidëve te Punës ( e firmosur, e vulosur nga Kryetari i shoqatës së Punës), vërtetim nga KMCAP dhe Dëshmi e Invalidit te Punës (Libreza) (fotokopje te noteruar) 2
- Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtaret e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtron ose jo aktivitet privat.
- Vërtetim nga Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës që disponon ose jo tokë bujqësore për të dy prindërit, në rastin që disponon të jetë e përcaktuar në m2 dhe të ardhura totale që përfitojnë prej saj (ligji 7501 dt. 19.7.1991).
- Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që disponon ose jo pronë bujqësore për të dy prindërit shtëpi, dyqan, lokal.
- Vërtetim studenti ku te specifikohet nëse është ngelës ose jo.
- Fotokopje e kartës së identitetit të studentit aplikues.
- Vërtetim nga njësia bashkiake ku banon studenti.
- Studentët me statusin e jetimit duhet të paraqesin vetëm vërtetim për këtë status nga Shërbimi Social Shtetëror pranë Ministrisë së Punës
- Studenti që ka humbur kujdestarinë prindërore të dorëzojnë vetëm vendimin e gjykatës së formës së prerë të humbjes së kujdestarisë nga të dy prindërit, nga (Gjykata e Rrethit).
- Studentët që kanë statusin ligjor qe nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë duhet të dorëzojnë vetëm vërtetimin e statusit ligjor të invalidit.
Vetëm studentët që janë fëmije të punonjësve të policisë, shërbimit informative dhe forcave të armatosura që kanë humbur jetën për shkak të detyrës duhet të paraqesin certifikate familjare, vërtetim studenti (ngelës ose jo) dhe vërtetim nga ministritë përkatëse që vërtetojnë këtë status.
Studentët e kategorive të mësipërme nuk përfitojnë bursë kur:
Janë ndarë nga trungu familjar.
Familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private.
Vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi.
Shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.