Rusi : Perëndimi të ndryshoj ndaj qëndrimit që ka për Bashar al-Assad

0
159

rusi

Rusia ka kërkuar që Perëndimi të heqë dorë nga kërkesa për mërgimin politik të presidentit sirian, Bashar al-Assad, nëse do një koalicion të vërtetë ndërkombëtar kundër grupit militant Shteti Islamik (IS).“Unë shpresoj në ndryshimin e qëndrimit të kolegëve tanë perëndimorë”, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.Ai ka thënë se ndryshimi i pozicionit ka nisur të vërehet që nga sulmet terroriste në Paris, javën e kaluar, dhe nga bombardimi i avionit rus mbi qiejt e Egjiptit, muajin e kaluar.Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duan që Assadi të japë dorëheqje gjatë ose në fund të periudhës së tranzicionit.Moska këmbëngul se vetëm populli sirian duhet të vendosë për fatin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here