Gratë deputete vizitojnë Luginën e Preshevës: Shteti mëmë, në krah të shqiptarëve

0
149

 

grAleanca e Grave Deputete në Parlamentin e Shqipërisë ka vizituar këtë fundjavë Luginën e Preshevës, ku përcollën mesazhin se ndryshe nga meshkujt në politikë, janë më të bashkuara për të dëgjuar problemet e të gjithë shqiptarëve. Ndërkohë shqiptarët në Preshevë shprehën shqetësimin e tyre lidhur me të drejtat elementare në arsim, por edhe shtypjen ekonomike. “Ne jemi mësuar që shqiptarët të burgosen këtu, të përndiqen apo të vriten. Por që të ‘burgosen’ edhe librat, kjo nuk është parë në asnjë vend të avancuar apo të moderuar të Evropës, sidomos në këtë periudhë kur Serbia është e angazhuar të bëjë hapa sa më të përshpejtuar drejt Bashkimit Evropian”, – tha Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës. Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda, tha se shqiptarët nuk kërkojnë rikthimin e historisë, por vetëm të drejtat e garantuara ndërkombëtare. “Shqiptarët e Preshevës kanë nevojë të ndiejnë se, shteti mëmë është jo vetëm përkrah tyre, por që ka mundësi t’i ndihmojnë për të shkuar përpara, për të realizuar të drejtat për arsim për përdorimin e simboleve dhe për një jetë normale në kushtet e tyre”, – u shpreh ajo. Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nga të gjitha grupet parlamentare premtuan se do të kujdesen për Preshevën në sferën politike, si detyrim kushtetues.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here