Berisha: Dronet në sarajet e Ramës dhe Allahu ekber me drapër e çekan, panik i përhapur nga qeveria

0
109

berisha

Ish-kryeministri Berisha reagoi dje mbi zhvillimet e fundit në vend pas ngjarjeve të terrotir në Francë, ku nuk nguroi ti cilësonte si përhapje paniku nga qeveria të kërcënimit të ministrit të brendshëm nga “Brigada e Kuqe”. “Me dronet mbi sarajet e Edi Ramës dhe Allahu ekber me drapër e çekan, qeveria përhap panik! Në sfondin e akteve të shëmtuara terroriste në Paris, Edi Rama dhe Sajmir Shullazi përhapin panik me lajme të lidhura direkt me personat e tyre. Kështu, Edi Rama u evokua me urgjencë nga Garda nga sarajet e tij në Surrel, pasi radarët e tij morën helikopterët e Ushtrisë për dronet e nisura nga armiku Ballist Morina. Madje “sugari” i Ramës, njoftoi popullatën se batalioni i Gardes vuri në shënjestrën e zjarrit helikopterët e Ushtrisë, duke i dërguar kështu një mesazh të fortë Ballistit në qeli, se po guxove të më nisesh drone mbi saraje, unë kam radarë dhe ato do të asgjësohen menjëherë nga Garda. Të nesërmen e njoftimit për dronet që tmerruan Ramën, Sajmir Shullazi njoftoi mediat se edhe ai është kërcënuar dhe se ka marrë një mesazh kërcënues, por kësaj here jo si kërcënimet e tjera, nga organizatat mafioze me të cilat ndan trofetë e krimit, por nga terrorizmi ndërkombëtar të firmosur nga Brigadat e Kuqe, të cilat kësaj radhe janë edhe me Allahu ekber, pra nga terroristë islamik por me drapër e çekan”, shkruante ai. Më tej ish-kreu i qeverisë shqiptare theksoi se,: “ Natyrisht rreziku i akteve të terrorizmit nga ISIS në Shqipëri është real. Por të marrësh helikopterët e Ushtrisë për drone të armik Morinës dhe të shpikësh Brigada të Kuqe me Allahu ekber, do të thotë se ose po vdes nga frika në lëkurën tënde ose përhap panik për të mbijetuar pasi ke marrë fund politikisht”.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here