Është identifikuar nga hetuesit francezë njëri prej atentatorëve të sulmeve në Paris. Ai është i njohur si Omar Ismail Mostefai shtetasi francez 29 vjecar me rekorde kriminale që njihet për lidhjet e tij me ekstremistët. Ai u identifikua me gjetjen e shenjave të e gishtave në qendrën e koncerteve “Bataclan” ku tre kamikazë hodhën veten në erë. Policia ka marrë në pyetje dhe familjarët e 29 vjecarit. “Është çmenduri. Edhe unë isha në Paris të premten në mbrëmje dhe e pashë terrorin” tha vëllai i madh i Mostefait për AFP përpara se të ndalohej nga policia. Ai trgon për lidhjet me të vëllain dhe se nuk kishte kontakte me të për shkak të konflikteve familjare dhe është habitur kur ka marrë vesh që ka lidhje me ekstremistët.Mostefai është nga qyteti i Kurkurone 25 kilomenta në jug të Parisit. Ai jetoi në Shartrë deri në 2012 dhe shkonte rregulisht në xhami.29 vjecari ishte përfshirë në disa krime të vogla por nuk ishte dënuar asnjëherë. Ndërkohë prokurorët po hetojnë dhe lidhjen e e Omar Ismail Mostefai me sirinë dhe nëse ka qënë vitet e fundit atje. Sipas prokurorëve 7 prej terroristëve të armatosur me kallashnikovë dhe jelek me eksploziv ishin organizuar një 3 grupe, por ka dyshime se disa terroristë të tjerë kanë arritur të largohen.Tre grupe terroristësh sulmuan Parisin në 6 vende të ndryshme, duke shkaktuar 129 viktima dhe mbi 350 të plagosur. 7 prej terroristëve vdiqën gjatë sulmeve, 6 hodhën veten në erë kursë një prej tyre u qëllua nga policia.
Numri i viktimave nga ngjarja
Zyrtarisht nga autoritetet flitet për 129 të vrarë dhe rreth 352 të tjerë kanë mbetur të plagosur, 99 prej të cilëve rëndë nga sulmet që tronditën Parisin rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 13 nëntorit. Flitet se sulmet kanë ndodhur në 7 zona të ndryshme të Parisit, përfshi në dy restorante, në Teatrin e koncertit Bataclan, 2 sulme kamikaze dhe një shpërthim me bombë, jashtë stadiumit State de Francë, ku po luhej miqësorja Francë- Gjermani. Dhe në sallën e koncerteve Bataclan ndodhen shperthime dhe u morën peng mbi 100 persona. Ministri i Brendshëm francez Bernanrd Cazeneuve ka autorizuar autoritetet lokale të ndalojnë qarkullimin nëse është e nevojshme. Ai shtoi se siguria ne France ishte shtuar me 1500 forca ushtarakeNdërsa Presidenti francez, Francois Hollande tha se sulmet në Paris ishin akte lufte të organizuara nga jashtë me ndihmën e grupeve të Shtetit Islamik që ndodheshin brenda në Francë . Hollande shtoi se parlamenti të hënën do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm dhe Franca do të mbajë tre ditë zie.
Shteti Islamik pranon sulmin
Shteti Islamik merr përsipër sulmet në Paris dhe publikon një video ku kërcënon për sulme të tjera nëse Franca do të vijojë të bombardojë pozicionet e saj. Njëri nga kamikazët u kthye mbrapsht nga roja e sigurisë, teksa u përpoq të hynte në stadiumin Stade de France përpara se të shpërthente pranë njërës prej portave hyrëse të staidumit, shkruajnë mediat e huaja.Terroristi ishte një nga tre sulmet me bombë që ndodhën mbrëmjen e djeshme në Paris ku mbetën të vrarë 129 veta.Roja e sigurisë në detyrë për të mbrojtur stadiumin 80 mijë vendësh largoi terroristin i cili u përpoq të hynte në stadium me një biletë 15 minuta pasi kishte filluar ndeshja mes Francës e Gjermanisë.Pak momente pasi u largua nga roja e sigurisë, kamikazi shpërtheu veten.Hetuesit thanë se të gjithë terroristët kishin të njëjtin brez eksplozivi.Në stadium ishte prezent edhe presidenti i Francës, Francois Hollande