Turi “Të pastrojmë Shqipërinë”/Rama: Reformat s’duhen ndalur, shtyrjet janë një kosto më e lartë për nesër

0
104

rama ne durres

 

Kryeministri Rama mbrojti dje në Lezhë reformat e ndërmarra nga qeveria ndërsa theksoi se ato duhen vazhduar për t’i dhënë vendit një të ardhme më të mirë. Në kuadër të turit “Të pastrojmë Shqipërinë”, Rama u ndal dje në Lezhë, ku bëri të ditur para të pranishmëve vendosmërinë e qeverisë që drejton për të vazhduar në rrugën e reformave ekonomike “Të kuptojmë që nuk ka rrugë tjetër. Të gjitha rrugët e tjera, të gjitha shtyrjet për nesër se nuk po durojmë dot dhimbjet sot, janë vetëm një kosto më e lartë nesër”, – deklaroi ai. Më tej, kreu i qeverisë theksoi se ajo që po bëhet sot është në emër të ardhmes dhe se gjithkush dhe gjithçka që na del përpara kundër është e shkuara. “Sot na duhet të kuptojmë se PS ka në dorë fatin e 25 viteve të ardhshme të vendit, ka në dorë atë sesi do të jetë Shqipëria pas 25 vjetësh, jo në kuptimin që pas 25 vitesh do jetë PS në pushtet, por ajo që do të bëjmë ne sot do të përcaktojë 25 vitet e ardhshme. Reformat që ne po bëjmë sot duhet të ishin bërë shumë e shumë vite më parë. Duheshin zhvilluar pa u shfaqur agresivisht kanceri në gjithë organizmin e ekonomisë tonë, e shtetit tonë”, – deklaroi Kryeministri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here