Dosja  / Mark Frroku rrëzohet sërish në Gjykatën e Lartë. Nuk do të marrë pjesë në Kuvend

0
131

 prova kundër Mark Frrokut

 

Një ditë më parë Mark Frroku u njoh edhe me vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi kërkesën e tij për leje të posaçme për pjesëmarrje në seancat parlamentare. Këtë kërkesë Mark Frroku e bëri, pasi ai aktualisht qëndron me masë sigurie “Arrest me burg” pas hetimeve të nisura prej muajit mars.

 

Gjykata e Lartë rrëzoi një ditë më parë kërkesën e deputetit Mark Frroku për të marrë pjesë në seancat parlamentare, pavarësisht masës së sigurisë “Burg pa afat” dhënë ndaj tij po nga kjo Gjykatë. Të enjten e javës se kaluar u vendos që t’i jepej kohë trupës së gjyqtareve deri më tani për t’u shprehur për vendimin rreth kërkesës së bërë nga pala mbrojtëse për lejimin e ushtrimit të funksionit publik si ligjvënës i Mark Frrokut. Kjo kohë pesëshes së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë iu desh për shkak të kompleksitetit të rastit Frroku. Një ditë më parë në vlerësim të provave, Gjykata e Lartë vendosi rrëzimin e kërkesës së Mark Frrokut për të marrë pjesë në punimet e Parlamentit. Ky vendim nuk u komentua ne përfundim të seancës nga ana e avokatit mbrojtës Saimir Vishaj. Rasti i mandatit të Mark Frrokut, i cili prej më shumë se 6 muajsh nuk ka marrë pjesë në punimet e Parlamentit, ëhstë dërguar nga Këshilli i Rregullores dhe Mandateve për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

 

Hetimet ndaj Frrokut

Hetimet ndaj deputetit kristian-demokrat Mark Frroku nën akuzë për vrasje, fshehje pasurie e ndërtim të paligjshëm janë drejt fundit dhe brenda nëntorit Prokuroria do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me kërkesë për gjykim. Ky fakt konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë të cilat sqaruan se kur kanë kaluar 8 muaj nga arrestimi i deputetit, hetimet janë përmbyllur me fazën e pyetjes së personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe administrimin e provave shkresore të mbërritura nga Belgjika. Në këto prova sqaruan burimet futen dhe dëshmitë origjinale të dhëna nga personat në Belgjikë, gjatë hetimeve të kryera nga pala belge fill pas vrasjes së shtetasit Aleksandër Kurti ku i dyshuar është Mark Frroku i njohur dhe si Besnik Morina. Këtë të hënë Frroku u njoh dhe me vendimin e Gjykatës së Lartë e cila rrëzoi kërkesën e tij për leje të posaçme për pjesëmarrje në seancat parlamentare. Këtë kërkesë Mark Frroku e bëri pasi ai aktualisht qëndron me masë sigurie “Arrest me burg” pas hetimeve të nisura prej muajit mars. Vetë Frroku e ka mohuar akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit 18 vite më parë në Belgjikë për shkak të konflikteve për shfrytëzimin e prostitucionit, por sipas Prokurorisë tashmë me hetimet e kryera dhe në Shqipëri ka prova të mjaftueshme për zbardhjen e kësaj ngjarje.

 

Arrestimi i Frrokut

Arrestimi i deputetit të PKD Mark Frroku për akuzën e vrasjes ka bërë që Prokuroria e Përgjithshme të hyjë në një korrespodencë intensive me autoritet e drejtësisë belge. Shumë shpejt zyra e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurori do t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda të Brukselit, ku do kërkojë prej saj dërgimin e materialeve hetimore në Tiranë, ku Mark Frroku, Besnik Vuka, Lek Bib Djafa dhe Arjan Bytyçi janë proceduar penalisht si organizatorë dhe autorë të vrasjes së shtetasit Aleksandër Kurti. Në momentin që dosja penale do trasnferohet nga Belgjika në Shqipëri, Prokuroria e Përgjithshme do t’i komunikojë akuzën e “Vrasjes me paramendim” deputetit Frroku duke e çuar atë si të pandehur në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë që nëse autoritet belge nuk do të pranojnë të transferojnë dosjen në Shqipëri, atëherë ka shumë mundësi që pas dënimit me formë të prerë të Mark Frrokut, drejtësia belge të dërgojë në Tiranë kërkesën për njohjen e vendimit të dënimit penal të huaj, dhe se dënimin e marrë në Belgjikë, Frroku dhe tre bashkëpunëtorët e tij ta vuajnë në Shqipëri.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here