Doganat /  Greqia bllokon shqiptarët në kufi, u kërkon që të kenë 5 mijë euro me vete

0
118

 

Greqia sërish u vendos kufirin shqiptarëve, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në hapësirën “Shengen”. Në 24 orët e fundit, pala greke e Kakavijës ka kthyer mbrapsht për në territorin shqiptar 100 shtetas shqiptarë të pajisur me dokumentacion të rregullt dhe me garanci monetare ashtu siç e përmbajnë rregullat e hyrjes për në shtetet e Shengenit.

Çeku social, ja sa do të përfitojnë familjet e emigrantëve shqiptarë

Greqia vazhdon “kapriçot” e saj me shqiptarët që kërkojnë të kalojnë në shtetin grek. Një ditë më parë, autoritetet helene në doganën e Kakavijës kanë bllokuar rreth 100 shqiptarë, duke mos i lejuar që të kalojnë për në Greqi. Sipas udhëtarëve, pala greke u kërkon një garanci prej 5 mijë euro. Ata thonë se po qëndrojnë në pritje prej 12 orësh dhe nuk lejohen që të kalojnë në anën tjetër të kufirit. Situata të tilla janë përsëritur disa herë nga shteti fqinj, edhe pse qytetarët shqiptarë kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.

 

Kthehen shqiptarët

Greqia sërish u vendos kufirin shqiptarëve të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në hapësirën “Shengen”. Në 24 orët e fundit, pala greke e Kakavijës, ka kthyer mbrapsht për në territorin shqiptar, 100 shtetas shqiptarë të pajisur me dokumentacion të rregullt dhe me garanci monetare ashtu siç e përmbajnë rregullat e hyrjes për në shtetet e Shengenit. Vetë personat që e kanë pësuar nga kjo fushatë e re e autoriteteve helene, shprehen për shqiptarja.com se kthimi i tyre ka qenë i detyrueshëm nga policët dhe kontrollorët helene të Kakavijës, në kushtet ku sipas tyre, nuk janë respektuar normat elementare për të hyrë në hapësirën “Shengen”. Ndërkaq, Policia Shqiptare Kufitare e Kakavijës konfirmon se ka pasur një fluks të kthimeve të emigrantëve shqiptarë që nuk janë lejuar nga autoritetet greke, por që nuk ka dhënë numrin e saktë të të kthyerve. Nisur nga kjo gjendje e cila ka ditë që përbën shqetësim për vetë të interesuarit që kërkojnë të shkojnë në Greqi, është ndërmarrë një takim dypalësh për të sqaruar situatën dhe gjetjen e rrugëve të zgjidhjes. Nga ana e tyre autoritetet greke, e justifikojnë këtë fushatë, me sezonin e vjeljes së ullinjve në Greqi, pasi shqiptarët janë krahu primar i punës në këtë sektor. Rënia drastike e ekonomisë greke, ka lënë pa punë vetë shtetasit e vet të cilët janë në kërkim të një pune qoftë edhe sezonale si ajo e vjeljes së ullinjve çka mbahej deri tani nga shqiptarët. Megjithatë kjo gjendje do të vijojë të rëndojë edhe ditët në vijim në Kakavijë.

 

Autoritetet greke

Autoritetet greke do të kthejnë nën shoqërimin e policisë, plot 1761 shtetas shqiptarë që konsiderohen si persona me qëndrim të paligjshëm dhe të padëshiruar për Greqinë. Lajmi konfirmohet në një komunikatë zyrtare nga Policia e Greqisë. Bëhet e ditur se vetëm për muajin tetor 2015, në një operacion të posaçëm të organeve për luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe policisë greke, janë riatdhesuar 2056 shtetas të huaj. “Nga këta, 1761 shtetas janë shqiptarë, kurse 295 nga vende të tjera, konkretisht 90 nga Pakistani, 36 nga Gjeorgjia, 28 nga Bullgaria, 15 nga Iraku, 13 nga Turqia, 12 nga India dhe 10 nga Afganistani”, – thuhet në komunikatën zyrtare. Autoritetet thonë se ky operacion po vazhdon edhe gjatë muajit nëntor 2015 dhe po kryhet në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare. “Kthimi i të huajve të kombësive të ndryshme në vendlindjet e tyre është pjesë e planifikimit operativ për trajtimin e migracionit të parregullt”, – thonë zyrtarët grekë. Mësohet se po ushtrohen kontrolle kryesisht në mjedise publike dhe qendra pune, ku identifikohen dhe shoqërohen personat e huaj që rezultojnë se janë të paligjshëm. Gjithashtu evidentohen dhe shoqërohen me qëllim riatdhesim të shoqëruar me polici, edhe persona të huaj të cilët janë shpallur më herët ose së fundi të padëshiruar në Greqi, emigrantë që punojnë në të zezë, emigrantë që nuk kanë dokumentacion të plotë pune dhe jetese, si sigurime shoqërore dhe librezë shëndetësore etj.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here